Shtypi turk 26.12.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 26 dhjetori 2017:

875953
Shtypi turk 26.12.2017

“Vatan”: E ardhmja i takon Afrikës

Në kuadër të vizitës së tij në Sudan, Presidenti Recep Tayyip Erdogan në fjalën e tij të mbajtur me rastin e ceremonisë së dorëzimit të titullit të Doktorit të Nderit në Hartum tha se “E ardhmja do të jetë e Afrikës, mjafton të qëndrojmë të fortë, të mos përulemi dhe të bashkohemi ashtu si në çështjen e Jerusalemit”.

“Star”: Turqia dënoi sulmi terrorist në Kabul

Turqia dënoi ashpër sulmin terrorist të ndërmarrë në afërsi të Drejtorisë së Sigurisë Kombëtare në Kabul të Afganistanit. Në deklaratën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet se është pritur me keqardhje lajmi për humbjen e jetëve dhe të plagosjes së qytetarëve afgan në sulmin terroristë të ndërmarrë në afërsi të kampusit të Drejtorisë së Sigurisë Kombëtare të Afganistanit. Në deklaratë në mes tjerash thuhet se “Dënojmë ashpër sulmin terroristë në fjalë, për personat që humbën jetën nga këtë sulm kërkojmë mëshirë prej Perëndisë, qeverisë dhe popullit vëlla të Afganistanit i shprehim ngushëllime, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”.

“Hurriyet”: Numri i dyqaneve të hapura jashtë vendit do të dalë në 32

Kompanitë e shquara turke vazhdojnë pandërprerë me investimet e tyre jashtë vendit. Kompania “Burotime”, njëra prej prodhuesve që shënuan rritje të dukshme, krahas valëvitjes së kursit të këmbimit të devizave, hapi konceptin e 7-të të “showroom” në Gjeorgji. Kjo kompani, e cila hapi 25 dyqane të reja në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, synon që numrin e përgjithshëm të dyqaneve të hapura jashtë vendit ta nxjerr në 32.

“Yeni Safak”: Fillimisht dërguan dhuratë, tani kanë kërkesa të mëdha

Çifti bashkëshortor, kultivues të hurmave të Trabzonit nga nënprefektura Alasehir të Manisas, pas dështimit të shitjes së produkteve të tyre vendosi ti thajë ato. Një pjesë të frutave të thara çifti u dërgoi miqve në Angli si dhuratë. Në saje të këtyre dhuratave ata tani kanë filluar të eksportojnë produktet e tyre në këtë vend, ndërsa gjithashtu u bënë shpresë për prodhuesit të tjerë në vend.

“Haberturk”: Emir Kir, nga nëpunësi në deputet

Emir Kir, i cili në vitet e 90-ta filloi me punë si nëpunës në bashkinë e Saint-Josse të Belgjikës, fillimisht arriti deri tek zëvendëskryetari i bashkisë, ndërsa më pas në postin e deputetit rajonal të Brukselit dhe më pas në postin e kryetarit rajonal të Brukselit, kryetarit të bashkisë dhe në postin e deputetit federal. Emir Kir, deputeti federal me origjinë turke dhe kryetari i bashkisë, hapat e para në politikën belge i hodhi në vitin 2000 si kandidat i Partisë Socialiste, ndërsa sot është deputeti më me përvojë në mesin e turqve të Belgjikës, të cilët kanë hyrë në politikë në këtë vend.



Lajme të ngjashme