Shtypi turk 25.12.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 25 dhjetor 2017:

875495
Shtypi turk 25.12.2017

Vatan” – Mesazhi në Sudan: Jerusalemi është kauza e tërë njerëzimit

Kreu i Shtetit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi vizitën e parë historike nga një president turk në Sudan, ku dha një mesazh të rëndësishëm për Jerusalemin. “Jerusalemi është tashmë kauza e përbashkët e të gjithë njerëzimit. Dua të them që Ambasada e Republikës së Turqisë (në Palestinë) është në Jerusalem. Nëse mendojmë mbështetjen e ofruar nga 128 shtete dhe bllokimin e SHBA-së në 9 vota falë hapave tona të përbashkëta, këtu del në pah një realitet. Sado të fortë që të jeni, e drejta është më e fortë, prandaj e drejta ka triumfuar edhe këtu”, deklaroi Erdogan.

Yeni Şafak” – Yildirim dha sihariqin e trenit të shpejtë për Adiyamanin

Kryeministri turk, Binali Yildirim, mori pjesë në Kongresin e Zakonshëm të Partisë AK në provincën Adiyaman, ku foli edhe për projektet e qeverisë për këtë qytet. “Ju kemi premtuar se do të ndërtojmë linjën hekurudhore Golbasi-Adiyaman-Kahta për trenat e shpejtësisë së lartë. Tani më lejoni t’u jap lajmin e mirë se tenderi i projektit dhe caktimi i truallit kanë përfunduar. Procesi tashmë ka nisur”, tha shefi i Ankarasë zyrtare.

Sabah” – S&P konfirmon “qëndrueshmërinë” e Telekomit Turk

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, Standard&Poor’s (S&P), rinovoi notën kreditore të Telekomit Turk në nivelin “BBB-”, që nxit investimin. “Telekomi Turk ruan pozicionin e liderit në tregun e linjave fikse. Kompania zotëron infrastrukturën e rrjetit të internetit me brez të gjerë, ka potencial të mirë rritjeje dhe fitime të qëndrueshme”, thuhet në raportin vlerësues të S&P për Telekomin Turk.

Haber Türk” – Shpikja e inxhinierëve turq thyen monopolin

Një grup inxhinierësh nga provinca veriore Samsun e Turqisë kanë prodhuar sensorin e shpejtësisë për tramvaje më të suksesshëm në treg. Monopoli i kësaj fushe është në duart e Gjermanisë, nga ku një copë blihet për 850 euro. Ndërkaq, kostoja e sensorit të prodhuar nga inxhinierët turq është vetëm 165 euro (750 lira turke).

Star” – Tragjedia e Eskilit, për herë të parë turqisht në skenë

Kompania teatrale DasDas, e cila vë në skenë pjesët më të rëndësishme botërore, në fillim të vitit të ri do të realizojë një produksion ndërkombëtar. Të pasionuarit e teatrit do të gjejnë shansin për të ndjekur tragjedinë “Lutëset”, shkruar rreth 2.500 vite më parë nga Eskili. Përkthyer për herë të parë në gjuhën turke, kjo vepër antike do të vihet në skenë nga 50 aktorë, mes të cilëve 6 janë profesionistë dhe 44 amatorë të grupmoshave të ndryshme. Në kast marrin pjesë edhe disa muzikantë e aktorë sirianë.



Lajme të ngjashme