Shtypi turk 11.12.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 11 dhjetor janar 2017:

865824
Shtypi turk 11.12.2017

Star” – Erdogan: Turqit qipriotë nuk mund të reduktohen në “pakicë”

Në një reportazh për gazetën “To Vima” të Greqisë, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se grekoqipriotët vazhdojnë ta shikojnë Qipron si të ishte një “ishull grek”. “Dua ta shpreh hapur që këto ëndrra të qipriotëve grekë nuk do të realizohen kurrë. Turqit qipriotë nuk do të mund të reduktohen dot kurrë në statusin e ‘pakicës’ në ishull, ku ata janë bashkëpronarë, vetëm se dëshirojnë grekoqipriotët kështu.

Haber Türk” – Kallën reagon ashpër ndaj Netanjahut

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) në një komunikatë me shkrim që ka bërë ka thënë se i dënojnë në formën më të ashpër deklaratat e Kryeministrit të Izraelit, Beniamin Netanjahu kundër Presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Vatan” – Gjendja e fundit në industrinë e mbrojtjes

Industria turke e mbrojtjes do të sigurojë një “pjesëmarrje kombëtare” me 23 firma në Panairin e Mbrojtjes në Kuvajt, me synimin për të zhvilluar dhe thelluar përmes projekteve të reja potencialin e bashkëpunimit me vendet Gjirit në përgjithësi dhe Kuvajtin në veçanti. Në këtë panair do të ekspozohen prodhime të industrisë turke të mbrojtjes si: automjete të blinduara, simulatorë, drone kamikazë dhe MILGEM, të cilat i kryejnë me sukses misionet në shumë vende të botës ose që kohët e fundit kanë hyrë në inventarin e forcave të sigurisë.

Yeni Şafak” – Shkencëtarët turq shtuan në literaturë edhe 5 lloje të reja

Shkencëtarët turq kanë zbuluar në Izmir 5 lloje të reja që do të hyjnë në literaturën botërore të bimëve. Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes së Natyrës dhe Parqeve Kombëtare (DKMP), Nuretin Tash (Nurettin Taş) në një deklaratë që bëri tha se me punimet që janë kryer në kuadër të Projektit të Nxjerrjes së Inventarit dhe Monitorimit të Biodiversitetit Kombëtar” (UBENİS), një projekt i ndjekur me direktivën e Ministrit të Pyjeve dhe Punëve Ujrore, Vejsel Erollu (Veysel Eroğlu), është nxjerrë në dritë biodiversiteti i pasur i Turqisë. “Duke qenë se veprimet në lidhje me këto bimë vazhdojnë ende, publikimi i emrave të tyre do të mund të realizohet me botimin e artikujve shkencorë. Bimët e reja që janë zbuluar bëjnë pjesë në familjet e kambanoreve (Campanulaceae), lakëroreve (Brassicaceae), buzoreve (Lamiaceae), shajoreve (Borraginaceae) dhe zambakoreve.

Yeni Şafak” – Në 2020 Turqia pret ti vijnë 3 milionë turistë kinezë

Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve, Miqësisë dhe Solidaritetit Turqi-Republika Popullore e Kinës (TÜÇİAD), Kemal Koçak mendon se numri i turistëve kinezë që do të vijnë në Turqi në vitin 2020 do të jetë mbi 3 milionë. Duke iu referuar faktit që viti 2018 është shpallur në Kinë si "Viti i Turizmit Turk", kryetari i shoqatës TÜÇİAD, zoti Koçak theksoi se në Kinë jetojnë 1,5 miliardë njerëz dhe nga këta rreth 200 milionë e kanë vizituar botën.



Lajme të ngjashme