Shtypi turk 28.11.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 28 nëntor 2017:

Shtypi turk 28.11.2017

“Star”: Presidenti Erdogan do të vizitoj Athinën më datat 7-8 dhjetor

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) me 7 dhjetor do të zhvilloj një vizitë zyrtare dyditore në Greqi. Vizita e fundit nga Turqia në nivel presidenti në Greqi është realizuar para 65 vitesh nga ana e Presidentit të 3-të, Xhelal Bajar (Celal Bayar). Hapi i parë për vizitën e Presidentit Erdoan në Greqi është hedhur gjatë vizitës së Kryeministrit Binali Jëlldërëm (Yıldırım) në Athinë. Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos gjatë pritjes së Kryeministrit Jëlldërëm kishte shprehur kënaqësinë nga vizita që do të zhvilloj Presidenti Erdoan.

“Haberturk”: Pritje në nivel të lartë

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) zhvilloi një takim në Londër me homologen e tij angleze, Tereza Mej (Theresa May) gjatë të cilit u bisedua në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, politik dhe në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve pas procesit të Brexitit. Kreu i qeverisë turke u takua në një mëngjes pune edhe me biznesmenët anglez, ku deklaroi se “Rritja ekonomike e Turqisë deri në fund të vitit do të jetë rreth 6-7% dhe se Prodhimi i Brendshëm Bruto vjetor në këto treva është rreth 30 miliardë dollarë”.

“Yeni Safak”: Avioni i parë kombëtar luftarak do të prodhohet në vitin 2023

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nuretin Xhanikli (Canikli), i ndodhur në Londër në kuadër të delegacionit të Kryeministrit Binali Jëlldërëm gjatë kontakteve zyrtare në Angli, iu përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve. Në lidhje me avionin e parë luftarak kombëtar “TF-X”, ministri Xhanikli tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për Turqinë, ndërsa shtoi se “Do të realizojmë të gjitha fazat brenda një kohe sa më të shkurtë. Nuk do të ketë asnjë vonesë. Nuk dua të japë ndonjë datë, por objektivi ynë është që ky avion të jetë në qiell deri në vitin 2023”. Ai bëri të ditur se projekti në fjalë zhvillohet në bazë të nevojave të Turqisë dhe se kanë marrë përkrahjen e një numri të madh të vendeve në transferin e teknologjisë dhe se edhe Anglia është e përfshirë në këtë projekt.

“Vatan”: ASELSAN-i përzgjidhet edhe nga një vend tjetër

Sistemit të stabilizimit të armëve, që prodhohet nga ASELSAN-i, tani i është hapur edhe një mundësi tjetër për eksport. Kompania koeanojugore e ndërtimit të anijeve “Hyundai Heavy Industries” në vitin 2016 nënshkroi një kontratë me Forcat Detare të Filipineve për ndërtimin e fregatave 2600 tonësh të tipit “Incheon”. Krahas topit 76mm dhe sistemit vertikal të lancimit me 8 gryka që do të vendosen në pjesën e parme, në pjesën e prapme të fregatës do të vendoset edhe sistemi “Muhafiz” prodhim i kompanisë turke ASELSAN. Ky sistem do të jetë plotësisht i integruar me sistemin e menaxhimit luftarak të anijes.

“Hurriyet”: Në Antalia frynë era spanjolle

Pianisti i famshëm spanjoll, Luz Casal dha një koncert në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Pianos në Antalia të Turqisë. Casal krahas performancës që shfaqi gjatë koncertit, ai pushtoi zemrat e dëgjuesve edhe me fjalimet e tij të bëra në gjuhën turke. Pianisti, i cili në fund të koncertit u duartrokit në këmbë, me kërkesë të dëgjuesve u detyrua të rikthehet tre herë në skenë.



Lajme të ngjashme