Shtypi turk 20.11.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 20 nëntor 2017:

850860
Shtypi turk 20.11.2017

Sabah” – “Çështja nuk është personale, në shënjestër është Turqia”

Në fjalën që mbajti në Kongresin e 6-të të Zakonshëm Rajonal të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Bayburt, organizuar në Sallën e Mbyllur të Sporteve të Bayburtit, Presidenti Erdoan (Erdoğan) tha: “në stërvitjen e NATO-s, në tabelën e qitjes ata vendosën edhe themeluesin e Republikës tonë, Mustafa Qemal Ataturkun, edhe mua, duke bërë kështu një skandal. Me përfshirjen në këtë punë edhe të Ataturkut uroj që ta kenë parë fytyrën e vërtetë të çështjes edhe ata që i kanë pritur me gëzim, pa e parë të nevojshme ta fshehin këtë gëzim përballë sulmeve që janë bërë deri më sot kundër nesh (AK Partisë). Tani të gjithë e dimë shumë mirë, që çështja nuk është personale, nuk ka të bëjë me partinë. Në shënjestër është Turqia, është kombi turk”.

Hürriyet” – “Turqia i përgjigjet faljes së NATO-s”

Ministri për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe negociatori kryesor i Ankarasë me Brukselin, Ëmer Çelik (Ömer Çelik) në deklaratën që bëri në lidhje me skandalin e “armiqësisë ndaj Ataturkut dhe Erdoanit” në stërvitjen e NATO-s tha: “Organizata Terroriste Fethullahiste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) të gjitha aset e saj i ka mobilizuar për t’i shkaktuar dëme Turqisë, për të krijuar disa zhvillime negative në Turqi. Kjo ngjarje (skandali i “armiqësisë kundër Ataturkut dhe Erdoanit” në stërvitjen e NATO-s) ngjason shume me metodën e atyre”. Në deklaratën që bëri në Forumin e 9-të Ndërkombëtar të Sigurisë “Halifax” që u mbajt në Kanada, Çelik tha se nuk do të pranohet dhe falet në asnjë mënyrë kjo mungesë respekti ndaj themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Qemal Ataturku dhe Presidentit Rexhep Tajip Erdoan.

Vatan” – “Tre vende ranë dakord për Sirinë”

Për ti gjetur një zgjidhje të qëndrueshme luftës civile që vazhdon për më shumë se 5 vite në Siri, më datën 22 nëntor liderët e Turqisë, Iranit dhe Rusisë do të takohen në Soçi. Para këtij takimi ministrat e jashtëm të të tre vendeve mbajtën një takim në fundjavë në Antalya, pas të cilit u bë kjo deklaratë: “Palët ranë dakord për të gjitha çështjet”. 

Star” – “Një rekord i ri në aeroportin e dytë që ndërtohet në det

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arslan tha se aeroporti Rize-Artvin, aeroporti i dytë i Turqisë dhe i treti në botë i ndërtuar në det, do të bëhet edhe 10 metra më i thellë, duke shtuar se ky do të jetë një rekord i ri. Ministri Arslan inspektoi punimet në aeroportin e ri dhe në deklaratën që bëri këtu për gazetarët tha: “Ky aeroport është një prej projekteve të rëndësishme të Turqisë, ka përfunduar ndërtimi i përkohshëm i një moli 390 metra të gjatë; pas mbarimit të projektit moli do të ngrihet akoma edhe më shumë”.

Haber Türk” – “Lot argjendi për legjendën e artë”

Legjenda e peshëngritjes, Naim Sulejmanollu (Naim Süleymanoğlu) u përcoll për në banesën e fundit nga dhjetëra-mijëra njerëz. Në namazin e xhenazes, që u fal në xhaminë Fatih të Stambollit, mori pjesë edhe Kryeministri, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım). Në këtë ceremoni ishte edhe rivali grek i Naimit, Valerios Leonidis. “Me një ambicie të madhe gare prej kamponi si Naimi unë kam fituar një olimpiadë dhe një vend të dytë në kampionatin botëror”, tha Leonidis.



Lajme të ngjashme