Shtypi turk 17.11.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 17 nëntor 2017:

849745
Shtypi turk 17.11.2017

“Hurriyet”: Samit surprizë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) më datën 22 nëntor do të vizitoj qytetin Soçi në Rusi, ku do të marr pjesë në samitin tresh me temë Sirinë. Samiti për Sirinë që do të organizohet në Soçi me pjesëmarrjen e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, palët do të diskutojnë në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri dhe situatën në rajon. Pritet që në këtë samit nga Irani të marr pjesë Presidenti, Hasan Ruhani.

“Yeni Safak”: Tani po xhirohet një film tjetër

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) deklaroi se disa fuqi, të cilat vazhdimisht përpiqen të luajnë lojëra të ndryshme mbi Turqinë, janë duke bërë përpjekje boshe. Kryeministri Jëlldërëm mbajti një fjalim në hapjen e simpoziumit dhe ekspozitës së 8-të të Sigurisë në Trafikun Rrugor, që u organizua në sallën “Congresium” të Odës Tregtare të Ankarasë (ATO). Jëlldërëm tërhoqi vëmendjen në lojërat që luhen mbi Turqinë, ndërsa shtoi se ata që nuk arritën ato që dëshiruan me dështimin e tentativës për grusht shteti të ndërmarrë më 15 korrik 2016 nëpërmjet organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY), ata që nuk arritën të gjunjëzojnë Turqinë, që nuk përulën këtë popull, sot janë duke xhiruar një film tjetër. Jëlldërëm tha se ata tani janë duke e shtruar pyetjen se ‘Çfarë mund të bëhet për ti dhënë fund asaj që dështoi me tentativën e grusht shtetit më 15 korrik’.

“Haberturk”: Çavusoglu: ‘YPG ndodhet në Rakka për ta vënë nën kontroll rajonin’

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në fjalimin e tij të mbajtur në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë tha se prania në qytetin Rakka e YPG/PYD-së, fraksionit të organizatës separatiste terroriste PKK-së në Siri, nuk ka të bëjë me luftën kundër DAESH-it, por për të vënë në dorë rajonin dhe për të ngritur një kamp të terrorit. “Ata bënë bashkëpunim të ngushtë me DAESH-in dhe kjo doli në dritë”, bëri të ditur ministri Çavushollu.

“Star”: Mori fund stërvitja ushtarake Mesdheu Lindor 2017

Mori fund stërvitja ushtarake Mesdheu Lindor 2017 e cila organizohet nga ana e Turqisë. Këto stërvitje u organizuan në rajonin e Mesdheut Lindor me pjesëmarrje të Grupit të 2-të të Përhershëm Detar të NATO-s, forcat detare të ShBA-së, Anglisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, elementet e forcave detare, ajrore dhe rojës bregdetare turke. Stërvitja mori fund me vizitën e anijeve pjesëmarrëse në bazën detare Aksaz në Marmaris. Gjatë edicionit të 20-të të stërvitjes u zhvilluan edhe trajnimet në operacione detare.

“Vatan”: Zbulohet një specie e rrallë e një fluture në Antali

Në kopshtin e një hoteli në qendrën turistike Belek në Serik të Antalisë është filmuar flutura e llojit “Sphingidae”, një specie në të cilën shumë rrallë haset në botë. Kjo flutur e zbuluar nga drejtori i kopshteve të hotelit, tërheq vëmendjen me desene të kamuflazhit ushtarak dhe me krahë me ngjyrë të hollë e të gjatë. Ky lloj i fluturës njihet edhe për nga karakteristika e të rrahurave të shpejta të krahëve dhe të aftësisë për të qëndruar i varur në ajër. Dihet se kjo flutur fluturon natën dhe ushqehet me fletët e gjera të pemëve, fletët e oleandrit dhe të perimeve.



Lajme të ngjashme