Shtypi turk 14.08.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 14 gusht 2017:

789590
Shtypi turk 14.08.2017

Akşam” – “Më shumë se 9 vende trokasin në derën e Turqisë”

I themeluar gushtin e kaluar, Fondi Sovran i Pasurisë së Turqisë (Fondi Qeveritar Turk) ka ngjallur një interes të madh në botë pa mbushur edhe një vit. 14 kompani nga 9 vende të ndryshme me aktivitet në sektorë të ndryshëm, si: financë, energji, transport-logjistikë, telekom-teknologji, bujqësi dhe ushqim, nisën të trokasin në dyert e fondit turk shtetëror të investimeve, vlera totale e klientelës së të cilit ka arritur në 40 miliardë dollarë me 2 licenca dhe sot renditet në 20 fondet e para në botë.

Star” – “Turqia në korrik theu rekord në eksport”

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) tha se në korrikun e këtij viti Turqia ka thyer rekord në eksport, dhe në çerekun e parë të 2017-s ajo është vendi i tretë që ka shënuar rritjen më të madhe në mesin e 20 vendeve më të zhvilluara të botës. “Objektivi është të jemi një nga 10 ekonomitë e para në botë dhe e një nga tre ekonomitë e para në Evropë”, theksoi Zejbekçi.

Vatan” – “Po bëhet realitet ëndrra për satelitin kombëtar”

Janë përshpejtuar punimet për prodhimin e satelitit kombëtar Turksat 6A. Në projekt janë angazhuar 33 inxhinierë turq dhe 354 punonjës. Sateliti do të kushtojë 600 milionë lira turke (170 milionë dollarë). Kur të ketë përfunduar sateliti do të peshojë 4 ton. Sateliti do të pozicionohet në gjatësinë gjeografike 42 gradë. Me vënien në punë të sistemit, Turksat do të ofrojë shërbime të ndryshme si internet me brez të gjerë, transmetime radio-televizive dhe komunikacion të sigurt në kontinentet e Azisë, Evropës dhe Afrikës së Veriut e Qendrore.

Yeni Şafak” – “Era e Turqisë po rritet”

Në Turqi kanë marrë një shtysë të madhe edhe investimet në sektorin e energjisë së erës. Sipas përcaktimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Energjisë së Rinovueshme, Turqia ka një potencial tekno-ekonomik eolik 48 mijë megavat në total, nga të cilat 10 mijë megavat janë mbi det dhe 38 mijë megavat janë në tokë.

Vatan” – “S&P: Telekomi turk rrit fitimet me strukturën konkurruese që ka

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive Standart & Poor’s (S&P) ka konfirmuar notën e kredisë së telekomit turk, duke e lënë në nivelin stabël “BBB-”, që do të thotë ‘i përshtatshëm për të investuar’. Në vlerësimin e saj agjencia ka marrë në konsideratë investimet e kompanisë në infrastrukturë, fitimin dhe rritjen e fuqishme që kanë sjellë këto investime.



Lajme të ngjashme