Shtypi turk 13.04.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 13 prill 2017:

711739
Shtypi turk 13.04.2017

“Yeni Şafak”: Perëndimi filloi të ndryshojë shprehjet negative kundër Turqisë

4 ditë përpara zhvillimit të referendumit të ndryshimit kushtetues, që do të mbahet në 16 prill, Perëndimi ndryshoi propagandën kundër Turqisë, që e vazhdonte me ngulm prej një kohe të gjatë. Gazetari Roger Boyes i gazetës angleze The Times bëri të ditur se tashmë duhet të ndryshojnë qëndrimet agresive kundër qeverisë turke dhe Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), pasi Erdoani do të sigurojë ekuilibrin në Lindjen e Mesme. Ai bëri thirrje që Perëndimi të përmirësojë marrëdhëniet me Erdoanin dhe të heqë dorë nga mbështetja ndaj PYD-së që është krahu i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

“Sabah”: Trumpi arriti tek fjala e Erdoanit

Planit për krijimin e një zone të ndaluar fluturimi për të mbrojtur civilët në Siri, që prej kohës sillet në rend të ditës nga Turqia, më në fund iu ndez drita jeshile nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerika e cila u përgjigj duke bombarduar bazën Shajrat pas sulmit me armë kimike të Esadit në 4 prill, që shkaktoi vdekjen e rreth 100 civilëve, filloi të shohë ngrohtë krijimin e një zone të sigurt. Turqia prej kohësh ngulmon në krijimin e një zone të sigurt për civilët në Siri. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis tha se kanë marrë në shqyrtim alternativat ushtarake si zonë e ndalim fluturimit.

“Star”: Prodhimi i automobilave theu rekordin e 10 viteve të fundit

Prodhimi i automobilave në periudhën janar-mars 2017 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016 duke u rritur me 44% arriti në 300 mijë. Kështu që prodhimi i automobilave theu rekordin e periudhës 2007-2017. Prodhimi i përgjithshëm në sektorin e automobilistikes për periudhën janar-mars 2017 ishte 424 mijë, kurse prodhimi i automobilave u realizua në 300 mijë. Në periudhën janar-mars, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, eksporti në sektorin automobilistik në bazë dollari u rrit 25% kurse në bazë euroje u rrit në 30%. Ndërkaq prodhimi i përgjithshëm për këtë periudhë arriti nivelin më të lartë të industrisë turke të automobilistikes brenda zhvillimeve historike.   

“Vatan”: Turqia, e preferuara e turistëve rusë

Turqia vazhdon të jetë preferenca e parë për pushime për turistët rusë. Në deklaratën e bërë nga Unioni i Agjencive të Udhëtimit të Rusisë (ATOR) bëhet e ditur se 50% e rezervimeve për pushime nga Rusia bëhen për Turqinë. Specialistët presin që këtë vit në Turqi të vijnë 5 milionë turistë rusë. 85% e turistëve rusë vijnë në Turqi për detin, rërën dhe diellin. Turqia është preferenca e parë për pushime në tërë botën për turistët rusë.

“Habertürk”: Shnoll Gynesh: presim që të shënojmë gola pa pësuar gol

Trajneri Shenoll Gynesh (Şenol Güneş) në lidhje me ndeshjen në fushë të huaj që do të luaj skuadra Beshiktash (Beşiktaş) me skuadrën francezeOlimpique Lyon e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Evropës, dha një konferencë për shtyp për gazetarët nga stadiumi ku do të zhvillohet kjo ndeshje. “Unë dëshiroj një ndeshje që do të bëjë të gjithë të lumtur dhe që të fitojë skuadra që e meriton” tha Gynesh. Kurse në lidhje me sulmin në Dortmund, Gynesh tha: “Të mos ketë terrorn në botë, njerëzit të jetojnë të lumtur. Bota përjeton një krizë. Nga kjo ndikohet edhe futbolli, ashtu siç ndodhi edhe në Gjermani. E rëndësishme është të shfarosim dhunën në botë” u shpreh Trajneri i Beshiktashit, Shenoll Gynesh.   



Lajme të ngjashme