Shtypi turk 23.03.2017

Më poshtë vijon në përmbledhje e lajmeve kryesore që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte 23 mars 2017:

697756
Shtypi turk 23.03.2017

“Haberturk”: Erdogan: Ata të cilët na dalin para me maska do ti trajtojmë si hajdutë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Evropa nuk shikon kur bëhen shkeljet e demokracisë, të drejtave, lirive, drejtësisë kur bëhet fjalë për interesat e saj, ndërsa kur bëhet fjalë për Turqinë ata menjëherë vënë maskat e demokracisë. Presidenti Erdogan tha se “tani edhe ne kemi vendosur ti trajtojmë si hajdut ata të cilët vënë maska”. Erdogan bëri të ditur se kurrë nuk do të lejojnë ata të cilët fshihen nën petkun e medias dhe janë agjentë të shërbimeve të huaja sekrete dhe militantë të organizatave terroriste dhe se ky proces do të vazhdoj kështu. Presidenti preku edhe në çështjen e lirisë së shprehjes duke thënë se “Mund të më kritikoni, të thoni gabimet e mia, unë përfitoj nga kjo, por nuk mund e përballojë kur bëhet fjalë për ofendim”.

“Vatan”: Do t’ua shembim mbi kokë Kandilin e dytë

Turqia është duke monitoruar nga afër zhvillimet në Sinxhar, të cilin organizata terroriste separatiste PKK dëshiron ta kthej në Kandil të dytë. Tani janë duke u rishqyrtuar punimet e bëra me Udhëheqjen Rajonale Kurde në Veri të Irakut në lidhje me praninë e PKK-së në Sinxhar dhe Mahmur. Me arritjen në një fazë të caktuar të operacioneve kundër DAESH-it në Mosul, forcat peshmerge do të përqendrohen më shumë në Sinxhar. Në rend të ditës është edhe ndërtimi i një baze ushtarake nga ana e ushtrisë turke në afërsi të kufirit të Turqisë për të parandaluar vendosjen e PKK-së në Sinxhar. Planet e Forcave të Armatosura të Turqisë për të ndërtuar një bazë janë shqyrtuar me Udhëheqjen Rajonale Kurde në Veri të Irakut, ndërsa bëhet se kjo bazë do të mund të përbëhet prej 10 pikave.

“Yeni Safak”: Ata të cilët nuk dëshirojnë rritjen e THY në veprim vënë politikën

Kompanitë perëndimore të linjave ajrore kanë vënë në veprim politikën pasi që nuk arritën ti bëjnë konkurrencë ekonomike Linjave Ajrore Turke dhe Stambollit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia duke treguar si arsyetim një lajmë për terrorin, ka vendosur ndalesë për pajisje elektronike për fluturimet që do të bëhen prej Stambollit. Ndërkaq arsye kryesore është suksesi i Linjave Ajrore Turke në fluturimet jashtë vendit. Linjat Ajrore Turke arrin kapacitetin e 78% të pasagjerëve në botë. Pas përfundimit të aeroportit të tretë të Stambollit, që do të jetë më i madhi në botë, kjo do të ndryshoj tërësisht ekuacionin në tregun e transitit ndërkombëtar. Pritet që kësaj lufte për marrjen e pjesës së këtij tregu të filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që u vazhdua nga Anglia, ti bashkëngjiten edhe vendet tjera.

“Star”: Qëllimi kryesor i shqetësimeve të sigurisë është grusht shteti ekonomik

Vazhdojnë reagimet për ndalimin e marrjes së pajisjeve elektronike në kabinë të avionëve për fluturimet që nga Stambolli të vendosur nga ShBA-ja dhe Anglia. Sipas përfaqësuesve të botës së biznesit qëllimi i kësaj ndalese është që konkurrentët e Linjave Ajrore Turke (THY) të forcohen. Faruk Sen, kreu i Fondacionit Turko-Evropian për Arsim dhe Kërkime Shkencore (TAVAK) ka thënë se “ShBA-të morën një vendim të tillë me qëllim të parandalimit që aeroporti i tretë i Stambollit të mos bëhet qendër e transitit. Ata dëshirojnë që fluturimet transite të kalojnë në Frankfurt apo Paris dhe të mos bëhen në Stamboll”. Ndërkaq edhe kryetari i MUSIAD-it Mustava Tuncer tha se kjo listë nuk është krijuar për shkaqe të sigurisë, por për ato ekonomike, ndërsa shtoi se kjo është një pengesë ekonomike ndaj Stambollit.

“Sabah”: Të famshmit dynden drejt Stambollit

Klubi i Galatasaray-it, i cili vazhdon me projektet e përgjegjësisë sociale së bashku me Programin për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), me përkrahjen edhe të trajnerit të skuadrës turke të futbollit, Fatih Terim më 17 maj do të hedhin firmën në një organizim të madh. Me rastin e përvjetorit të fitores së kupës së UEFA-s në vitin 2000, kjo ditë do të kremtohet edhe si festa e Galatasaray-it. Në ndeshjen miqësore që do të luhet në këtë ditë do të takohen legjendat e futbollit të ftuar nga Galatasaray-i dhe Fatih Terim dhe ish-futbollistët e famshëm botëror që do të ftohen nga UNDP.



Lajme të ngjashme