Shtypi turk 08.02.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 8 shkurt 2017:

667863
Shtypi turk 08.02.2017

Sabah” – “Biseda e parë zyrtare me Trampin”

Biseda e pritur telefonike e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoan) me Presidentin i ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Danëlld Tramp (Donald Trump), i cili e filloi detyrën më 20 janar, u realizua mesnatën e djeshme. Të dy liderët në bisedën e parë zyrtare telefonike trajtuan çështje si: ekstradimi i kreut të organizatës terroriste fetullahiste (FETO) Fetullah Gylen, zhvillimet në Siri dhe lufta kundër terrorizmit. Samiti i liderëve të NATO-s, që është planifikuar të mbahet në Bruksel në fund të majit, do të jetë edhe mbledhja e parë e NATO-s ku Tramp do të marrë pjesë. Erdoan dhe Tramp në bisedën e djeshme telefonike trajtuan edhe çështjen e ristrukturimit të NATO-s dhe ranë dakord për të zhvilluar një takim të gjithanshëm në samitin e aleancës në Bruksel.

Hürriyet” – “Presidenti Erdoan: Ta ulim me furi papunësinë”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në fjalën që mbajti në Kongresin Ekonomik të Turqisë, organizuar në Kullat Binjake të Ankarasë nga Unioni i Dhomave të Tregtisë, Industrisë dhe Bursave të Turqisë (TOBB), kërkoi fillimin e një “mobilizimi të ri punësimi”, ku do të marrin pjesë e gjithë bota e biznesit dhe bashkitë. Presidenti Erdoan tha se papunësia duhet të bjerë furishëm brenda muajit mars. “Kësaj mund t’ia dalim nëse angazhohemi të gjithë bashkë si biznes dhe shtet”, theksoi kreu i shtetit turk.

HaberTürk” – “Operacioni ‘Fokusi’ që ka filluar me Italinë dhe Greqinë”

Në kuadër të “Operacionit Roja e Detit”, të cilin NATO e zhvillon në Mesdheun Lindor me qëllim ofrimin e sigurisë në det dhe për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin global, po realizohet edhe operacioni “Fokusi” me pjesëmarrjen e njësive nga forcat detare të Italisë, Turqisë dhe Greqisë. Operacioni ka filluar më 4 shkurt nën kontrollin taktik të kolonelit të shtabit të marinës turke, Emre Sezenler, komodori i Skuadriljes së 2-të Luftarake të Forcave Detare të Turqisë. Pjesë e aktivitetit të këtij operacioni detar është sigurimi i vetëdijes situacionale në det brenda hapësirës që është në përgjegjësinë e një grupi anijesh luftarake me qëllim vendosjen e sigurisë detare, të prapësojë dhe reduktojnë kërcënimet në hapësirën detare. Ky operacion do të vazhdojë deri më 19 shkurt.

Star” – “Një lëvizje që do të rrisë në 600 mijë numrin e turistëve izraelitë”

Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Nabi Avxhë (Nabi Avcı) dje shkoi për vizitë në Izrael, në kuadër të nismës ekonomike që ka ndërmarrë Turqia në marrëdhëniet e saj me Rusinë, Iranin, Irakun dhe Egjiptin. Në Tel-Aviv ministri Avxhë u takua me Ministrin e Turizmit të Izraelit, Yariv Levin. Në deklaratën që bëri pas takimit, Avxhë tha se Komisioni i Përzier i Turizmit (ndërmjet dy vendeve) do të riaktivizohet. Vitin e kaluar Turqinë e vizituan rreth 260 mijë turistë izraelitë, kurse këtë vit pritet që nga Izraeli të vijnë në Turqi më shumë se 600 mijë turistë.

Vatan” – “Teknika e kirurges turke hyri në literaturën mjekësore”

Një teknikë e zbuluar nga shkencëtarët turq ka hyrë në literaturën e mjekësisë botërore duke u publikuar në revistën shkencore “Surgey Innovation”. Metoda e re është shpikur nga kirurgia dhe endokrinologia turke Prof. Dr. Jeshim Erbil (Yeşim Erbil). Me këtë teknikë të re, që tashmë ka hyrë edhe në literaturë, është përballuar nevoja në përdorimin e mjekësisë nukleare në shërimin e kancerit tiroidal (të gjëndrave endokrinale) dhe janë mënjanuar komplikacionet që shfaqen pas operacionit, siç është ngjirja e zërit.



Lajme të ngjashme