Shtypi turk 31.01.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 31 janar 2017:

662597
Shtypi turk 31.01.2017

Sabah” – “Përgjigje shuplakë për S&P dhe Fitch, Bursa e Stambollit arrin majën e 9 muajve”

Tregjet financiare nuk u kanë lënë shteg operacioneve që kanë realizuar të premten në mbrëmje agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të kredive, të cilat kanë ndërmarrë edhe rolin e atentatorit ekonomik duke sulmuar Turqinë. Dje asetet turke zunë vendin e parë në renditjen botërore të fitimeve, edhe pse Standard & Poors e ndryshoi perspektivën në negative duke dalë jashtë kalendarit të saj të parashikimeve dhe agjencia tjetër, Fitch e uli notën e saj për Turqinë, nën shkallën e një vendi të sigurt për investime. Bursa e Stambollit e mbylli seancën e pasdites së djeshme me 86 mijë 237 pikë, duke shënuar një rritje prej 2,88 për qind dhe duke regjistruar kështu edhe nivelin më të lartë të 9 muajve të fundit. Bursa e Stambolli është bërë kështu të hënën tregu financiar që ka sjellë më shumë fitime. 

Star” – “Agjencitë e vlerësimit i kanë bërë padrejtësi Turqisë”

Presidenti i Credit Rating Japanese (JCR) për Eurazinë, Orhan Ëkmen (Orhan Ökmen) tha se mos-bërja e ndryshimeve në notën e kredisë në prag të zhvillime të rëndësishme përbën një angazhim të rëndësishëm si metodologji në aspektin e literaturës së vlerësimit (të kredisë). Për momentin Turqia përballet me një agjendë shumë të ngjeshur dhe po kalon përmes një koniunkture të jashtëzakonshme, ku procedura është më e rëndësishme se teknika, tha Ëkmen duke shtuar se, "një ndryshim që do të bëhet në vlerësimin e notës pa marrë në konsideratë periudhat koniunkturale kaq specifike është një përfundim i njohur, i cili do të rezultojë me një situatë pandershmërie dhe padrejtësie. Metoda më e drejtë për të parandaluar gabimet në parashikime, për të parandaluar pandershmërinë dhe padrejtësinë është që të pritet trajtësimi i rezultateve të çështjeve që janë në fokus të agjendës së zhvillimeve. Nga Agjencitë e Vlerësimit pritet që të tregojnë kujdes për të mos krijuar pozicione shtesë dhe për të mos rritur ndikimin e tyre në vendet me të cilat bashkëpunojnë duke manipuluar me përfundimet e pozicionit të tyre”. 

Vatan” – “Indeksi i besimit ndaj bankave turke mbi mesataren globale”

Besimi dhe besnikëria e klientit ndaj bankave turke ka lënë prapa shumë vende të botës. Sipas Indeksit Global të Besnikërisë në Shërbimin Bankar për Individët, i krijuar nga kompania globale e auditimit dhe konsultimit EY (Ernst & Young) duke marrë opinionet e më shumë se 55 mijë klientëve të bankave në 32 vende të botës dhe që studion lidhjen ndërmjet klientëve dhe bankave, mesatarja globale është realizuar në nivelin e 75,1%. Kurse besnikëria e konsumatorit ndaj bankave turke në këtë indeks është 75,6, pra ndodhet mbi mesataren globale. Sipas përfundimeve të indeksit në Turqi besimi ndaj ofruesve të shërbimeve themelore financiare është 10% mbi mesataren globale.

Yeni Şafak” – Xhamitë në shënjestër”

Kanadaja, vend që si reagim ndaj kufizimit të udhëtimit që presidenti amerikan Danëlld Tramp (Donald Trump) vendosi për myslimanët dha mesazhin “dyert tona janë të hapura për myslimanët”, u trondit nga një akt i përgjakshëm terrorist. Qendra Kulturore Islame “Quebec City” për herë të fundit ishte përballur me një sulm islamofobik edhe ramazanin e vitit të kaluar. Kryetari i Qendrës Kulturore Islame “Quebec City”, Muhammed Yangui pas ngjarjes kishte thënë se “në Quebec City ka 4 xhami që i takojnë komunitetit mysliman. Dhe secila nga këto qendra sulmohet të paktën një herë në vit”. Pas këtij sulmi janë marrë masa sigurie edhe në xhamitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Myslimanët që jetojnë në perëndim të Amerikës filluan të shqetësohen pas djegies dy ditë më parë të një xhamie në shtetin e Teksasit. Drejtuesit e katër xhamive të mëdha në Holandë mbajtën një mbledhje urgjente, në të cilën u tha se gjatë orarit të faljeve dyert e xhamive do të mbahen të mbyllura për shkak të “shqetësimeve serioze” që ekzistojnë në këtë drejtim.

HaberTürk” – “Ishujt e Kanalit të Stambollit”

Me dheun që do të nxirret në projektin e Kanalit të Stambollit, i cili do të lidhë Detin e Zi me Detin e brendshëm Marmara në Stamboll, do të bëhen ishuj të vegjël artificialë. Kanë filluar punimet për krijimin e këtyre ishujve të vegjël që do të bëhen me 2,7 miliardë metra kub dhe të hedhur. Ishujt artificialë do të krijohen në pikat e daljes së kanalit në Detin Marmara dhe Detin e Zi. Në këta ishujt do të realizohen projekte, të cilat do të sjellin edhe të ardhura për financimin e kanalit. Mendohet që në ishujt në fjalë të ndërtohen edhe objekte banimi. Planifikohet që këtë vit të shpallen edhe tenderët për ndërtimin e kanalit. Ishujve do t’u vendosen emra të ndryshëm dhe ata do të jenë të banueshëm. Mendohet që në ishuj të ketë edhe restorante, gjithashtu do të ketë edhe trafik detar drejt tyre. Në daljet e kanalit dhe në ishuj do të ketë porte dhe hapësira për ankorim.



Lajme të ngjashme