Shtypi turk 26.08.2016

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 26 gusht 2016:

559927
Shtypi turk 26.08.2016

Sabah” – “Mjaftoi vetëm hija e ushtrisë turke”

Turqia synimet e saj për spastrimin e Xherabulusit (Jarabulus), një qytezë e varur nga Halepi i Sirisë, nga elementët e organizatës terroriste DAESH dhe tërheqjen e PYD/YPG (zgjatim i PKK-së në Siri) në lindje të Lumit Eufrat i realizoi brenda 36 orëve dhe pa i rënë gjak nga hunda asnjë ushtari. Kështu Turqia e pastroi Xherabulusin nga elementët e DAESH-it dhe ndërmori hapa kritikë në drejtim të tërheqjes së forcave të PYD/YPG në lindje të Eufratit. Pritet që operacioni të zgjerohet në drejtim të Azezit.

Yeni Şafak” – “Mirë se erdhët”

Luftëtarët sirianë janë shumë të lumtur nga ndërhyrja e Turqisë duke ndërmarrë jashtë kufirit një operacion me tanke, avionë dhe ushtarë. Luftëtarët e Ushtrisë Lirë Siriane dhe banorët e Xherabulusit i pritën ushtarët turq me brohoritje dhe me pankarta ku shkruhej “Mirë se erdhët”. Ushtarët turq dhe opozitarët fitoren e kremtuan duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Komandanti i Forcave Speciale, gjeneralarmate Zekai Aksakallë (Zekai Aksakallı), i cili drejton operacionin e koduar “Mburoja e Eufratit”, u prit me entuziazëm të madh nga luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane, kur shkoi në Xherabulus për të inspektuar gjendjen e fundit në terren. Gjenerali Aksakallë bëri inspektime në qendrën e qytezës dhe vlerësoi masat e marra nga forcat lokale për garantimin e sigurisë së qytezës.

HaberTürk” – “Do të rihapen dy doganat e Hakarit”

Qeveria ka marrë vendim për të riaktivizuar dy pika të kalimit kufitar tokësor, momentalisht të mbyllura, në provincën e Hakarit, nga të cilat njëra e lidh vendin me Iranin dhe tjetra me Irakun. Pika e kalimit kufitar “Üzümlü” ishte mbyllur vitin e kaluar për shkak të rritjes së akteve terroriste do të hapet tani shpejt, kurse pika tjetër doganore “Esendere" pritet të aktivizohet brenda një kohe të shkurtër. Me hapjen e këtyre pikave doganore dhe falë tregtisë kufitare do të pakësohen edhe kalimet kontrabandë të mallrave.

Hürriyet” – “40 kontraktorë turq në listën e më të mëdhenjve të botës”

Janë qartësuar dhe gjigandët e sektorit të ndërtimit. Në listën e revistës “Engineering News Record” (ENR), listën të cilën revista e ka publikuar duke marrë për bazë të ardhurat që kontraktorët kanë siguruar një vit më parë nga projektet që kanë marrë jashtë vendit të tyre, nga Turqia kanë hyrë 40 kompani ndërtimi, duke u renditur e dyta në listë pas Kinës, vend që përfaqësohet me 65 firma. Kurse në vend të tretë ndodhet Amerika me 39 kompani.

Star” – Suedia do të shikojë telenovelën turke ‘fate të kryqëzuara’

Telenovela turke “Fate të Kryqëzuara” (Paramparça) ka nisur të jepet “prime time” në televizionin kombëtar të Suedisë, SVT2. Çdo mbrëmje në orën 19.30 për 20 javë me radhë telenovela “Fate të Kryqëzuara” do të jetë në ekran dhe ka arritur një sukses të madh, pasi është telenovela e parë që do të transmetohet në Suedi me 100 episode. Telenovela është shitur në më shumë se 50 vende të botës dhe shikuesi suedez do ta ndjekë atë me emrin "Förvaxlingen" (Konfuzioni).



Lajme të ngjashme