Pasqyra e shtypi turk

Më poshtë vijojnë disa nga lajmet kryesore të botuara në shtypin e sotëm turk.

Pasqyra e shtypi turk

Sabah: Erdoan hapi rrugë kompanive ndërtimore turke drejt Kilit

Presidenti Erdoan (Erdoğan), i cili filloi turneun e vizitave në Amerikën Latine, në ndalesën e parë të tij në Kili vuri theksin në rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve të ngushta në kuptimin sektorial të biznesmenëve turq. “Këtu sektori minerar dhe i bakrit është i rëndësisë së madhe. Ne kemi ndërmarr iniciativa në këtë sektor, por ne duhet tu hapin rrugë edhe kompanive ndërtimore këtu. Në qoftë se këto kompani ndërmarrin iniciative në lidhje me infrastrukturën dhe superstrukturën e këtij vendi, jam i mendimit se këto do të sjellin edhe rezultate pozitive”, ka thënë Erdoan.

Star: Ministri Shimshek: Turqia ndodhet në superligë nga aspekti i kapitalit të pjesëmarrjes individuale

Zëvendëskryeministri turk, përgjegjës për ekonomi, Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek) bëri të ditur se Turqia në mesin e shumicës së vendeve të zhvilluara zë vendin e parë në sektorin e kapitalit të pjesëmarrjes individuale, ndërsa shtoi se “Edhe pse Turqia gjatë dy viteve të fundit u njoh me këtë sektor, ajo në saje të përkrahjes së dhënë arriti të hyjë në superligë”. Shimshek duke dhënë informata në lidhje me gjendjen aktuale në botë dhe Turqi të këtij lloji të investimeve tha se me përkrahjen e dhënë Turqia la prapa shumicën e vendeve botërore si Anglia, Italia, Spanja, Gjermania, Franca, Singapori, Izraeli dhe disa shtete të SHBA-ve. Duke e bërë të ditur se nëse merret parasysh se numri i investitorëve të licencuar për një kohë të shkurtë doli në 347 nga 625 sa synohej të arrihej në 5 vitet e para nga ana e thesarit, atëherë mund të thuhet se kjo shifër është mjaftë e kënaqshme tha Shimshek ndërsa shtoi se “Vëllimi i përgjithshëm i investitorëve arriti në 7 milionë lira turke. Ndërsa këtë vit do të vëmë në punë edhe Fondin Evropian të Investimeve dhe Fondin e Përbashkët”.

Yeni Safak: Turqia ndalon maunat ruse

Turqia i kundërpërgjigjet në mënyrë të njëjtë Rusisë, e cila vazhdimisht sjell kufizime për biznesmenët dhe kompanitë turke. Autoritetet turke kanë ndaluar hyrjen e maunave ruse në Turqi. Bëhet e ditur se dokumentet e transportit që skaduan më 31 janar 2016 nuk u rinovuan për maunat ruse.

Haberturk: Gjermania dhe Franca përkrahin Ukrainën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvilloi një takim me Presidentin e Ukrainë, Petro Poroshenko në godinën e Kryeministrisë Federale. Në konferencën e përbashkët për shtyp Kancelarja Merkel bëri të ditur se Gjermania dhe Franca janë dy vende partnere që qëndrojnë pranë Ukrainës. Merkel gjithashtu bëri të ditur se përkrahja gjermane për ekonominë ukrainase do të vazhdojë edhe këtë vit.

Vatan: Emocione të skijimit me helikopter në malet Kaçkar

Malet Kaçkar të Turqisë, të cilat u kthyen në qendër të skijimit me helikopter e njohur ndryshe edhe si “Heliski”, kanë hapur sezonin e sivjetmë. Emocionet e skijimit të këtij lloji të filluara me dy helikopterë do të vazhdojnë për 4 javë. Malet Kaçkar në këto 9 vitet e fundit janë vizituar nga afërisht 3 mijë sportistë të skimit të ardhur nga Franca, Gjermania, Suedia, Spanja, Zvicra, Kanadaja, SHBA-ja dhe Rusia. Këta sportistë zbresin me helikopter në maje të malit dhe më pas lëshohen me ski përgjatë luginës. Ata të cilët dëshirojnë të shijojnë emocionet e heliskiimit që krahas Alaskës, Kanadasë dhe Alpeve në Turqi organizohet në malet Kaçkar, do të paguajnë nga 8 deri në 15 mijë euro për këtë aventurë.


Fjalët Kyçe: Shtypi turk , Sabah , Star , Yeni Safak , Haberturk , Vatan

Lajme të ngjashme