Analiza e javës – Lufta e Turqisë kundër terrorizmit

Vlerësimi i Can Acun studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me luftën e Turqisë kundër terrorizmit.

1826233
Analiza e javës – Lufta e Turqisë kundër terrorizmit

Analiza e javës – Lufta e Turqisë kundër terrorizmit

Krijimi i kushteve sezonale me ardhjen e pranverës dhe verës, solli një shtysë të re në luftën e Turqisë kundër terrorizmit. Ndërkohë që operacioni i koduar “Kthetra-Kyçi” vazhdon në veri të Irakut, anëtarët e organizatës terroriste janë vënë në shënjestër në linjat e kontaktit në Siri. Brenda Turqisë po vazhdojnë operacionet e spastrimit kundër organizatës separatiste terroriste PKK, të cilat tashmë kanë arritur në pikën e fundit. Fakti që 11 anëtarë të PKK-së u neutralizuan në rajonin e malit Agri është i rëndësishëm për të treguar se organizata nuk ka më infrastrukturë për t'u mbajtur dhe vepruar brenda Turqisë.

Ndërkohë që vendosmëria e Turqisë në luftën kundër terrorizmit të PKK-së ka ardhur duke u rritur vitet e fundit, duket se operacionet e vazhdueshme ushtarake në përputhje me doktrinën e re të sigurisë, tani kanë filluar të japin rezultate serioze. Sidomos brenda Turqisë, infrastruktura e organizatës, e cila kryen aktivitete terroriste me bazë në zonat rurale dhe malore, është eliminuar në masë të madhe. Vlerësohet se numri i anëtarëve të organizatave terroriste, që kanë mbetur brenda Turqisë, ka rënë nën njëqind. Së fundi, fakti që 11 terroristë u neutralizuan në rajonin e malit Agri është një shenjë se lëvizshmëria, aftësitë dhe mundësitë logjistike të anëtarëve të PKK janë eliminuar në masë të madhe. 

Krijimi i kushteve sezonale me ardhjen e pranverës dhe verës, solli një shtysë të re në luftën e Turqisë kundër terrorizmit. Ndërsa organizata është në shënjestër në linjën Avasin-Basyan dhe Zap me operacionin e koduar “Kthetra-Kyçi” në veri të Irakut, Forcat e Armatosura Turke kanë rritur dominimin e tyre territorial në këtë rajon. Ndërkohë që operacionet ajrore me dronë të armatosur kundër organizatës terroriste vazhdojnë në rajone të tjera në Irak, Peshmergët e lidhur me administratën rajonale kurde në veri të Irakut (KRG) po e shtyjnë PKK-në në zona të ngushta në koordinim me Turqinë. Paralelisht, Ushtria Irakiane, e cila është e lidhur me qeverinë qendrore, po përpiqet të ushtrojë presion mbi elementët e YBS të lidhur me PKK-në në Sinjar për të siguruar që ata të largohen nga rajoni. Lufta e Turqisë kundër PKK-së vazhdon në Siri. Ndërsa elementët e YPG-së janë në shënjestër në linjat e kontaktit, lëvizshmëria e dronëve të armatosur gjithashtu është rritur ndjeshëm. Shumë emra të rëndësishëm që i përkasin organizatës janë neutralizuar me anë të këtyre dronëve. Gjithashtu mund të parashikohet që Turqia në të ardhmen e afërt të nisë një operacion ushtarak gjithëpërfshirës kundër organizatës terroriste PYD/YPG në Siri duke përfituar nga mundësitë gjeopolitike të krijuara nga lufta në Ukrainë.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme