Analiza e javës – Operacioni antiterrorist “Kthetra-Kyçi”

Vlerësimi i Can Acun studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me operacionin antiterrorist të koduar “Kthetra-Kyçi”, që Turqia ndërmerr kundër PKK-së.

1820595
Analiza e javës – Operacioni antiterrorist “Kthetra-Kyçi”

Analiza e javës – Operacioni antiterrorist “Kthetra-Kyçi”

Me ardhjen e pranverës, Forcat e Armatosura Turke nisën operacione të reja në veri të Irakut. Operacioni ushtarak më i fundit, i koduar “Kthetra-Kyçi”, synon rajonet Avasin Basyan dhe Zap më veri te Irakut pranë kufirit turk. Ndërsa zonat e bazës së PKK-së u goditën nga forcat ajrore, shumë komando u zbarkuan gjithashtu në zonë. Turqia vazhdon luftën e saj kundër organizatës separatiste terroriste PKK në mënyrë të vendosur, duke e shënjestruar atë me operacione ushtarake në mënyrë aktive edhe matanë kufirit, ashtu si në të gjithë vendin. Në Irak dhe Siri, është miratuar një kurs veprimi për të eliminuar dominimin territorial të PKK. Në këtë kuadër, me ardhjen e pranverës, kampet dimërore të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, u morën në shënjestër me operacionet "Kthetra-Kyçi". Në zonat e shënjestruara nga avionët luftarakë F16 dhe dronë të armatosur, po transportohen edhe komandot gjithashtu përmes operacionit ajror, duke zgjeruar kështu dominimin e Forcave të Armatosura Turke në terren. Sidomos në rajonin Avasin Basyan dhe Zap, zona të reja janë nën kontrollin e Forcave të Armatosura Turke, ndërsa shpellat dhe tunelet në rajon po neutralizohen gjithashtu. Deri më tani janë neutralizuar afro 60 anëtarë të organizatës terroriste PKK.

Ndërkohë që organizata terroriste është marrë nën presion me operacionin "Kthetra", gjithashtu është eliminuar edhe aftësia e saj për tu mobilizuar duke dalë nga kampet dimërore dhe për të kryer akte të reja terroriste kundër Turqisë. Operacionet efektive ushtarake ndërkufitare të Turqisë në Irak dhe Siri kanë dhënë kryesisht rezultate dhe kapaciteti i organizatës për të ndërmarrë veprime brenda Turqisë gjithashtu është minimizuar. Në fund të fundit, ne mund të parashikojmë se Forcat e Armatosura Turke do të vazhdojë të synojë organizatën duke zgjeruar zonat e saj të veprimit në Irak në javët e ardhshme. Me strategjinë aktuale, Forcat e Armatosura Turke synojnë zonat bazë, të cilat organizata i sheh si zona të sigurta, dhe të izolojë organizatën duke ndërprerë linjat e rëndësishme logjistike, duke e bllokuar atë në zona të vogla dhe përfundimisht duke e eliminuar plotësisht.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme