Analiza e javës – Gjendja e fundit në Luftën e Ukrainës

Vlerësimi i Can Acun studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me gjendjen e fundit në Luftën e Ukrainës.

1812971
Analiza e javës – Gjendja e fundit në Luftën e Ukrainës

Analiza e javës – Gjendja e fundit në Luftën e Ukrainës

Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës po hynë më muajin e dytë, ka një dështim serioz të ushtrisë ruse në terren. Në luftën e Putinit me synime të mëdha dhe ambicioze, Rusisë i është dashur të tërhiqet plotësisht nga fronti i Kievit. Lufta vazhdon veçanërisht në rajonin e Donbasit dhe Mariupolit. Megjithatë Rusia ka viktima të rënda ushtarake. Izolimi ndërkombëtar dhe sanksionet ndaj Rusisë vazhdojnë të rriten. Ngjarjet e jetuara sidomos në rajonet si Buça, kanë shkaktuar zemërim serioz ndërkombëtar. 

Presidenti rus Vladimir Putin besonte se duke pushtuar Ukrainën me qëllime të mëdha dhe ambicioze, ai së shpejti mund të sillte në pushtet një udhëheqës pro-rus. Por, ushtria ruse duket se ka ngecur me plotë kuptim të fjalës në një moçal në Ukrainë. Ushtrisë ruse iu desh të heqë dorë nga fronti i Kievit pothuajse sikur po arratisej. Tani ata po luftojnë me përforcime me ushtrinë ukrainase rreth Donbasit. Ndërkaq vazhdon konflikti brenda vendbanimeve në qytetin Mariupol. Ushtria ruse vazhdon të pësojë humbje të mëdha, megjithëse jo aq sa në ditët e para, ndërsa ushtria ukrainase, e cila forcoi tërësisht epërsinë e saj morale me fitoren në frontin e Kievit, tani po përpiqet të mbrojë Donbasin.

Mbështetja ushtarake dhe ekonomike nga vendet perëndimore për Ukrainën vazhdon të rritet. Pajisjet asimetrike të fuqisë dhe armët antitank MANPAD vazhduan të transferohen, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore të Sllovakisë në lartësi të madhe, tip S-300, u vendosën gjithashtu në Ukrainë. Përsëri, ka tregues se në Ukrainë do të transferohen edhe sisteme më të fuqishme armësh. Teksa e gjithë kjo po ndodhë në terren, pamjet nga Buça tronditën botën thellë. Pati pothuajse një masakër në këtë rajon, i cili ishte nën pushtimin rus për rreth 34 ditë. Ndërsa vrasjet masive dhe varret po dalin në dritë, retorika e grave që pretendojnë se janë përdhunuar është vërtet e frikshme. Pamjet në Buçë kanë shtuar më tej zemërimin e opinionit publik ndërkombëtar për këtë pushtim të padrejtë rus. Ndërsa izolimi ndërkombëtar dhe sanksionet kundër Rusisë rriten, këmbëngulja e Putinit për pushtim po e tërheq edhe pushtetin edhe vendin e tij drejt një rruge të pakthim.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme