Analiza e javës – Në prag të luftës Rusi-Ukrainë

Vlerësimi i Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me tensionimin midis Rusisë dhe Ukrainës.

1766540
Analiza e javës – Në prag të luftës Rusi-Ukrainë

Analiza e javës – Në prag të luftës Rusi-Ukrainë

Ndërkohë që politika e gjatë e represionit të Rusisë kundër Ukrainës muajt e fundit ka përparuar drejt një ndërhyrjeje ushtarake, me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane po jetohet një tensionim në rritje në këtë proces. Nisur nga mobilizimi ushtarak dhe deklaratat e fundit të palëve, duket se në çdo moment mund të nisë një konflikt i madh.  Putin gjithashtu ka testuar aktorët perëndimorë në terren, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, në disa çështje të rëndësishme gjeopolitike dhe ka vazhduar të zgjerojë sferën e tij të ndikimit, duke përfituar si nga lidershipi i dobët ashtu edhe nga paaftësia ekzistuese politike. Siç nënvizoi Sekretari amerikan i Shtetit Blinken, Bashkimi i Ri Sovjetik po formohet hap pas hapi. Ndërkohë vendet perëndimore si bllok kundër Rusisë në zonat kyçe të konfliktit nga Ukraina në Gjeorgji, nga Siria në Libi nuk po ndjekin një politikë serioze. Sidomos në epokën e Bidenit, shihet se SHBA-të nuk mund të prodhojnë një politikë, qëndruan shumë të dobëta dhe u përpoqën të mbushnin boshllëkun e krijuar nga Rusia deri në fund.

Në fakt, procesi që po zhvillohet aktualisht në Ukrainë është pikërisht gjurma e kësaj fotografie madhështore. Putini, i cili nuk donte të toleronte një qeveri që e shihte si kërcënim për të në Kiev, synoi Ukrainën me të gjitha mjetet, por nuk mori mbështetje serioze nga blloku perëndimor, përveç disa vendeve domethënëse si Turqia, Britania dhe Polonia. Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër, duket se kanë dështuar në përmbushjen e angazhimeve të tyre nën udhëheqjen e Bidenit dhe nuk dhanë garancitë e sigurisë që i duhen Ukrainës kundër Rusisë. Kjo e ka trimëruar më tej Rusinë, e cila është ulur në tavolinë me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq Gjermania, nga ana tjetër, po bën një gabim historik dhe po kërkon të ndjekë një politikë të mesme. Edhe pse varësia energjetike ndaj Rusisë është një nga faktorët kufizues, Gjermania është një nga vendet që do të preket më shumë nga kërcënimi gjeopolitik që vjen nga një pushtim i mundshëm rus.

Po, ndoshta një pushtim i plotë duket ende një mundësi e vogël, por nuk do të ishte për t'u habitur nëse Rusia do të ndërhynte ushtarakisht në një mënyrë që do të dobësonte fuqinë në Kiev dhe do të siguronte integritetin territorial të Donetskut dhe Krimesë. Duhet theksuar se Rusia ka vendosur qindra mijëra trupa të saj në kufi, ka vendosur elementë strategjikë ushtarakë në Bjellorusi, por Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë vepruar dhe vazhdojnë të flasin vetëm për sanksione ekonomike. Është e qartë se një ndërhyrje e mundshme ushtarake ruse do ta bënte bllokun perëndimor shumë më të ashpër kundër Rusisë dhe do të çonte në sanksione serioze ekonomike, por përfitimet gjeopolitike dhe strategjike të Putinit mbi Ukrainën duken më të shijshme, pavarësisht të gjithë koston e mundshme.



Lajme të ngjashme