Analiza e javës – Zgjedhjet në Libi

Vlerësimi i prof. dr. Murat Yesiltas, Drejtor i Kërkimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me zgjedhjet që afrohen në Libi.

1736177
Analiza e javës – Zgjedhjet në Libi

Analiza e javës – Zgjedhjet në Libi

Me afrimin e zgjedhjeve në Libi, të planifikuara për në dhjetor, filluan të rriten edhe tensionet e brendshme. Një proces i ri është shfaqur për shkak të shumë paqartësive si a do të zhvillohen zgjedhjet, çfarë procesi zgjedhor do të funksionojë, përcaktimi i zonave zgjedhore dhe identifikimi i kandidatëve. Palët në Libi duan zgjedhje për shkak të presionit të jashtëm dhe legjitimitetit, por nuk dihet se në çfarë kushtesh do të zhvillohen ato. Mund të pritet që gjatë procesit zgjedhor, Haftar dhe shtetet mbështetëse të tij të bien më shumë në sy. Kandidatura e Haftarit për presidentin e Libisë, pavarësisht nga shtetësia e tij amerikane, është një zhvillim interesant. Sepse Kodi Zgjedhor Libian ndalon qytetarët me nënshtetësi të dyfishtë të kandidojnë në zgjedhje. Për këtë arsye, Asambleja me bazë në Tobruk, nën ndikimin e Haftarit, la mënjanë çështjet formale që duhej të kishte një ligj dhe u përpoq të miratonte një ligj zgjedhor pa marrë parasysh kuorumin dhe procedurën.

Siç pritej, Këshilli i Lartë Shtetëror me bazë në Tripoli, organi tjetër që përfaqëson popullin, deklaroi se nuk e njeh ligjin. Gjithashtu, kryetari i Këshillit Khalid Al-Mishri, duke theksuar domosdoshmërinë e zgjedhjeve me fjalimin e tij, kujtoi pamundësinë e zgjedhjeve në aspektin teknik dhe njoftoi se nuk do të pranojnë që aktorët si Haftari të marrin detyrën si president. Në fund të fjalës së tij ai bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve. Kjo tregon se një bojkot i zgjedhjeve në anën e Tripolit është gjithnjë e më i mundshëm. Përveç kësaj, nuk ka konsensus midis aktorëve me bazë në Tripol për një kandidat të përbashkët. Megjithatë, njoftimi se djali i Gadafit, Seyfulislam po kandidon për president ndezi një polemikë të re. Seyfulislam, i cili u pozicionua si një kandidat alternativ midis Lindjes dhe Perëndimit, u bëri thirrje gjithashtu njerëzve të marrin pjesë në zgjedhje. Mënyra se si shoqëria i qaset kandidaturës së Seyfulislam është një çështje e pafund në një mjedis ku pranohet kandidatura e Haftarit përballë krimeve të tij. Tashmë janë mbajtur protesta në disa zona dhe populli thotë se kandidatura e Seyfulislam është e papranueshme.

Autor: Prof. dr. Murat YESILTAS



Lajme të ngjashme