Analiza e javës – Operacioni ushtarak në Siri numëron drejt zeros

Vlerësimi i akademikut, Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me operacionin e mundshëm ushtarak të Turqisë në Siri.

1726267
Analiza e javës – Operacioni ushtarak në Siri numëron drejt zeros

Analiza e javës – Operacioni ushtarak në Siri numëron drejt zeros

Kohët e fundit janë shtuar aktivitetet në veri të Sirisë, veçanërisht me luftimet me intensitet të ulët që vazhdojnë përgjatë linjave të kontaktit mes organizatës separatiste terroriste PKK/YPG me Forcat e Armatosura të Turqisë dhe opozitën siriane. Ushtria turke duket se është vendosur në disa zona, ndërsa delegacionet ushtarake turke dhe ruse janë gjithashtu në bisedime për një operacion të mundshëm ushtarak. Dronët e armatosur të Ushtrisë Turke dhe të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) kryejnë shpesh operacione që synojnë të ashtuquajturit liderët e lartë të PKK/YPG-së.

Lëvizjet në terren janë shtuar pas deklaratave të Presidentit Erdogan që synojnë drejtpërdrejt PKK/YPG-në në Siri. Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) kanë shtuar fortifikimet e tyre në rajon si në aksin lindor ashtu edhe atë perëndimor në veri të Sirisë, ndërsa dislokimet e reja janë duke u zhvilluar në shumë pika. Elementët e PKK/YPG-së vazhdojnë të sulmojnë dhe kryejnë akte terroriste në zonat nën kontrollin e Turqisë, ndërsa përpiqen të krijojnë një opinion publik ndërkombëtar duke bërë propagandë. Shihet se organizata terroriste është veçanërisht aktive në zona si Tel-Rifat, Menbixh, Ayn Al-Arab, Ayn-Isa dhe Tel-Tamir dhe po përgatitet për një operacion të mundshëm ushtarak duke hapur tunele dhe ngritur strehimore.

Përplasjetme intensitet të ulët vazhdojnë sërish në linjat e kontaktit. Përveç kësaj, Forcat e Armatosura Turke dhe Agjencia Kombëtare e Inteligjencës po kryejnë operacione me dronë të armatosur në rajonet e shënjestruara dhe arritën të neutralizojnë të ashtuquajturit elementë të nivelit të lartë të PKK/YPG-së. Ndërsa terreni po nxehet, ka të ngjarë që kohëzgjatja dhe shtrirja e veprimit të mundshëm ushtarak të Turqisë të përcaktohet nga bisedimet në vazhdim me delegacionet ushtarake ruse. Nëse ka një bazë për një marrëveshje me lëshime të ndërsjella, mund të ketë ndryshime të rëndësishme në aksin lindje-perëndim në veri të Sirisë. Përndryshe tensionet turko-ruse do të kthehen në një luftë të re me prokurë, veçanërisht në jug të Idlib. Turqia do të fillojë në mënyrë të njëanshme operacionet kundër organizatës terrorist PKK/YPG në rajone të ndryshme.

Pozicioni kryesor i Rusisë në Siri është rivendosja e dominimit të regjimit të Asadit në të gjithë vendin përmes një zgjidhjeje ushtarake dhe të largojë Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Siria. Megjithatë, Rusia është e vetëdijshme se ky skenar nuk ka gjasa të zbatohet. Së fundmi, mund të pritet që Rusia të veprojë në mënyrë racionale dhe t'i thotë “po” një formule që do ta nxjerrë atë nga një spirale humbje-humbje me Turqinë. Prandaj, ajo duhet të rishikojë pozicionin e saj dhe të pajtohet me Turqinë mbi një bazë mbi të cilën të dy vendet do të mbrojnë interesat e tyre. Përndryshe, grindjet e ndërsjella do të vazhdojnë.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme