Analiza e javës – Durimit strategjik të Turqisë në Siri i ka ardhur fundi

Vlerësimi i akademikut, Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri.

1719793
Analiza e javës – Durimit strategjik të Turqisë në Siri i ka ardhur fundi

Analiza e javës – Durimit strategjik të Turqisë në Siri i erdh fundi

Në deklaratën e tij të fundit, Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se "ne nuk i tolerojmë më" sulmet nga zonat e kontrolluara nga PKK/YPG-ja në Siri, ndërsa sugjeroi që operacione të reja ushtarake kundër organizatës separatiste terroriste PKK/YPG do të kryhen ose së bashku me forcat aktive atje, ose me mundësitë e veta. Ndërsa sytë u kthyen në Siri, pas kësaj deklarate samiti midis Erdogan dhe Putin në Soçi, i mbajtur pak kohë më parë, gjithashtu mund të konsiderohet vendimtar.Pritet që Turqia pas deklaratës së Presidentit Erdogan, i cili tha se "nuk kanë më durim ndaj disa vendeve që janë burimi i sulmeve terroriste kundër Turqisë", të kryejë operacione të gjera ushtarake në Siri në disa zona të pushtuara nga PKK/YPG. Në fakt, mund të thuhet se Turqia ka vepruar me "durim strategjik" për një kohë të gjatë. Në kundërshtim me marrëveshjet e arritura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Rusinë, PKK/YPG-ja vazhdon të veprojë në zona pranë kufirit turk. Organizata terroriste PKK/YPG gjithashtu infiltrohet në zonat nën kontrollin turk, të tilla si Afrin, Azaz, Jarablus, Bab, Tel-Abyad dhe Resul-Ayn, duke synuar edhe elementët e Forcave të Armatosura Turke edhe ato të Forcave të Ushtrisë Kombëtare Siriane (SMO), dhe kryerjen e sulmeve me bomba që synojnë civilët me qëllim krijimin e paqëndrueshmërisë në këto zona.

Forcat e Armatosura Turke dhe Agjencia Kombëtare e Inteligjencës (MIT) kanë kryer operacione të suksesshme kundër PKK-së në vend dhe veçanërisht në veri të Irakut, ndërsa PYD/YPG-ja, fraksioni sirian i PKK-së, vazhdon të veprojë nën ombrellën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë në një mënyrë që tendos durimin e Turqisë. Sidoqoftë, siç ka deklaruar drejtpërdrejt Erdogan, për Turqinë tani janë kaluar kufijtë në Siri. Ashtu si me operacionet e mëparshme të “Mburojës së Eufratit”, “Degës së Ullirit” dhe “Burimit të Paqes”, duket se jemi në prag të një epoke të re të operacioneve gjithëpërfshirëse.

Ne gjithashtu duhet të marrim parasysh samitin Erdogan-Putin, i cili u zhvillua kohët e fundit në Soçi të Rusisë. Të dy udhëheqësit zhvilluan një takim kokë më kokë për të diskutuar Sirinë dhe palët deklaruan synimin e tyre për të dalë nga situata “humb-humb” në të cilën ndodhen. Rishikimet dhe lëshimet nga qëndrimet ekzistuese në mënyrë reciproke mund të kenë prodhuar një bazë të përbashkët. Kjo do të ketë pasoja të rëndësishme si për Idlibin ashtu edhe për zonat e kontrolluara nga PKK/YPG-ja në një afat të afërt. Sidoqoftë, nëse nuk prodhohen rezultate pavarësisht nga qasjet pozitive të dy udhëheqësve, ne mund të parashikojmë që Rusia dhe forcat e regjimit do të synojnë Idlibin, ndërsa Turqia do të përgjigjet si një forcë parandaluese këtu dhe do të fillojë operacione ushtarake kundër PKK/YPG-së, ndërkaq Rusia dhe regjimi sirian do të përpiqen të përgjigjen me forcë parandaluese.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme