Analiza e javës – Samiti Erdogan-Putin

Vlerësimi i akademikut, Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me samiti Erdogan-Putin të mbajtur në Soçi të Rusisë.

1713526
Analiza e javës – Samiti Erdogan-Putin

Analiza e javës – Samiti Erdogan-Putin

Presidentët Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin u takuan në Soçi në një kohë kur marrëdhëniet turko-ruse po testohen nga shumë çështje gjeopolitike siç janë Siria dhe Libia. Ndërsa koha e takimit është e rëndësishme, duket se udhëheqësit kanë arritur të krijojnë një agjendë pozitive pavarësisht të gjitha problemeve. Samiti i Soçit mund të ketë pasoja të rëndësishme, veçanërisht pas deklaratave të ashpra të Presidentit Erdogan kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Presidentit Joe Biden.

Marrëdhëniet turko-ruse po testohen në shumë çështje të rëndësishme gjeopolitike. Ndërkohë që Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga Akila Saleh, e cila mbështetet nga Rusia në Libi, njoftoi se po tërheq votëbesimin nga qeveria, qëndrimi i Turqisë ndaj Krimesë dhe shqetësimet e Rusisë në lidhje me shitjet e Turqisë të dronëve të armatosur “Bayraktar TB2” në vende të tilla si Polonia dhe Ukraina, shkaktojnë tensione midis dy vendeve. Megjithatë, si gjithmonë, problemi më i rëndësishëm mes dy vendeve mbetet Siria. Sidomos javët e fundit, Rusia ka filluar sistematikisht të bombardojë Idlibin dhe madje të ketë shënjestruar drejtpërdrejt elementë të Ushtrisë Kombëtare të trajnuar dhe pajisur nga Turqia në Afrin, ka shkaktuar tensione serioze. Turqia ka ushtruar forcën e saj ushtarake në terren, duke e lexuar këtë aktivitet të ri ushtarak si përgatitje për veprime të mundshme ushtarake kundër Idlibit. Më pas, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar bëri disa deklarata dhe nuk hezitoi të shprehë shqetësimet e tij. Gjithashtu, fakti që Rusia nuk arriti të përmbushë angazhim e saj në kontekstin e marrëveshjes së mëparshme të Soçit, sipas të cilës duhet të kishte siguruar që dega siriane e PKK-së të tërheqjet nga kufiri turk në një thellësi prej 32 km, mbetet një problem i rëndësishëm.

Nën këtë konjukturë, është e rëndësishme që të dy udhëheqësit të takohen në një samit të ri për marrëdhëniet turko-ruse. Sidomos pas deklaratave të Presidentit Erdogan gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kritikat ndaj Biden dhe retorika pozitive në lidhje me Putinin dhe marrëdhëniet turko-ruse kanë shtuar më tej rëndësinë e samitit të ri në Soçi. Në samit, të dy liderët krahas temave kryesore të tilla si Siria, Libia dhe Afganistani, diskutuan edhe për gjeopolitikën energjetike dhe marrëdhëniet dypalëshe ekonomike. Sigurisht, mund të konsiderohet se janë diskutuar edhe çështje të rëndësishme që nuk janë bërë publike. Mënyrat operacionale të të dy vendeve do të japin të dhëna të rëndësishme në lidhje me rezultatet e tyre në periudhën e ardhshme. Megjithatë, duket se Erdogan dhe Putin nuk do të lejojnë që asnjë çështje, përfshirë Idlibin, të helmojë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe do të mbajë një agjendë pozitive.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme