Analiza e javës – Faza e re në tensionimin Kinë-SHBA

Analizë nga prof. dr. Murat Yesiltas, Drejtor i Kërkimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me zhvillimet e findit në tensionimet midis SHBA-së dhe Kinës.

1710209
Analiza e javës – Faza e re në tensionimin Kinë-SHBA

Analiza e javës – Faza e re në tensionimin Kinë-SHBA

Pakti i ri i sigurisë i nënshkruar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britanisë dhe Australisë mund të konsiderohet si një fazë e re në tensionet Kinë-SHBA. Ky pakt i ri i sigurisë, i njohur shkurtimisht si “AUKUS”, para së gjithash ofron një çelës të rëndësishëm se si do të marrë formë fronti ushtarak i luftës globale për pushtet. Fronti ushtarak, natyrisht, është vetëm një pjesë e luftës. Edhe pse ekziston një kërkim për pajtim në frontin ekonomik, askush në frontin ushtarak nuk dëshiron që punën t'ia lërë rastësisë. Prandaj, është shumë e rëndësishme se si do të reagojë Kina në radhë të parë. Ndërsa është e vështirë të parashikohet nëse Pekini do të jetë qetësues apo kundërpeshë. Mund të themi se do të zbatojë të dyja metodat. Sepse ky mirëkuptim është edhe shtylla kryesore e strategjisë së Kinës në rritje: të ngrihesh pa frikë, pa frikësuar dhe pa konflikte. Përgjigja e Kinës ndaj “AUKUS” ishte ashtu siç pritej, duke e quajtur atë "të papërgjegjshme".

Aftësia për të pasur nëndetëse bërthamore e Australisë është e rëndësishme dhe e rrezikshme për Kinën në disa aspekte. E para është kufizimi i lëvizshmërisë së Pekinit duke u vënë në veprim inteligjenca dhe fuqia ushtarake e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë në rajonin Indo-Paqësor. E dyta është rritja e aftësive mbrojtëse agresive të Australisë, forcimi i ekuilibrit ushtarak kundër Kinës dhe ngadalësimi i fuqisë ushtarake të Kinës në shkallë oqeanike. E treta është parandalimi i formimit të një strategjie agresive kineze duke qenë në gatishmëri në shkallë strategjike kundër Kinës së bashku me “AUKUS”. E katërta është mundësia që Australia të bëhet një fuqi bërthamore. Kjo do të thotë qartë se Kina i nënshtrohet një strategjie gjithëpërfshirëse balancimi, si në kufizimet/rrethimin e saj, ashtu edhe kur merret parasysh prania e aktorëve rajonalë si Japonia dhe Koreja e Jugut. Në një situatë kaq të tensionuar, çështja e Tajvanit është zhvendosur në një pikë më kritike, e cila gjithashtu mund të vendosë Kinën dhe “AUKUS” kundër njëri-tjetrit ushtarakisht.

Kina, natyrisht, ka shumë preferenca përballë një strategjie të tillë. Ndër më të rëndësishmet janë zbatimi i një politike agresive për kundër-armatim, futja e iniciativave kundër-armatimit përmes aktorëve josistemikë si Koreja e Veriut dhe përshpejtimi i kërkimit për aleanca të jashtme për të mbushur boshllëqet e lëna nga Shtetet e Bashkuara në zona të largëta. Nuk dihet nëse është rastësi që Irani u pranua si anëtar i plotë i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait menjëherë pas “AUKUS”, por sigurisht që lehtësoi Teheranin, i cili paraqet dhimbje koke për Uashingtonin. Një alternativë më e rëndësishme është synimi i hallkës më të dobët në aleancë, pra Australinë. Në të vërtetë, Kina pa vonesë i ka dërguar Australisë një mesazh jozyrtarë  duke thënë "mbajini këmbët në tokë". Një përmbledhje editoriale në “Global Times”, e cila publikon pikëpamjet e qeverisë kineze për çështjet ndërkombëtare, tha se nuk do të kalonte pa përgjigje nëse Australia do të merrte një pozicion veçanërisht agresiv ushtarak në strategjinë e udhëhequr nga SHBA kundër Kinës.

Në pjesën më goditëse të artikullit, u shtrua një pyetje vendimtare; Kush mund ta durojë kaosin global më gjatë? Kina apo ata? Kuptohet që tensionet SHBA-Kinë do ta çojnë rivalitetin e pushtetit në sistemin ndërkombëtar në një nivel të ri. Sistemi ndërkombëtar po ndryshon dhe ka një kalim të fuqisë. Pyetja është, a do të bëhet ky tranzicion me një konflikt të madh apo pa luftë? Historia është e mbushur me shembuj të përgjakshëm!

Autor: Prof. dr. Murat YESILTAS



Lajme të ngjashme