Analiza e javës – Situata e fundit në Idlib

Vlerësimi i akademikut turk, Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1706951
Analiza e javës – Situata e fundit në Idlib

Analiza e javës – Situata e fundit në Idlib

Forcat besnike ndaj regjimit të Asadit, së bashku me mbështetjen ajrore ruse, ditët e fundit kanë filluar të shënjestrojnë përsëri rajonin e Idlibit. Synimi i zonës së kontrolluar nga opozita siriane, e cila është shtëpia e gati katër milionë civilëve, ka hapur përsëri portën për një krizë të madhe humanitare. Ndërkohë që Turqia me vetëdije për rrezikun po përpiqet të ndërmarrë hapa parandaluese ushtarake, heshtja e bashkësisë ndërkombëtare inkurajon regjimin e Asadit dhe aleatët e tij. Ndërkohë q ë zhvillimet ushtarake dhe luftimet në terrenin sirian kanë qenë relativisht të qeta muajt e fundit, regjimi i Asadit me mbështetjen e forcave ajrore ruse përsëri vuri në shënjestër Idlibin. Në sajë të marrëveshjes së arritur midis Turqisë dhe Rusisë në samitin e mëhershëm të udhëheqësve që u mbajt në Soçi konflikti në rajon mori fund në një shkallë të madhe.

Sidoqoftë, gjatë javëve të fundit, kemi filluar të dëshmojmë sulmeve gjithnjë e më të dhunshme. Duket se forcat e regjimit po synojnë veçanërisht rajonin Xhebeli Zavije në jug të vijës M4 nga toka, ndërsa ato ruse nga ajri. Nëse shqyrtojmë kursin bazë të veprimit, duket se synohet të bëhet një presion ushtarak ndaj elementëve të opozitës siriane dhe ushtrisë turke për tu tërhequr në veri. Rajoni Xhebeli Zaviye është topografikisht më i lartë se pjesa tjetër e Idlibit, kështu që është një rajon strategjik. Forcat e regjimit duket se synojnë të vendosen në këtë zonë dhe të fitojnë fuqi zjarri në linjat në veri të Idlibit, duke fituar kështu kontrollin hap pas hapi. Gjithashtu synojnë të vendosin kontrollin e plotë të linjës logjistike M4 dhe të marrin kontrollin mbi rrugët kryesore nga Halepi në drejtim të Latakia-Tartus në aksin lindje-perëndim.

Si gjithmonë, civilët paguajnë çmimin më të lartë për këto plane ambicioze të regjimit dhe aleatëve të tij. Dhjetëra mijëra civilë janë zhvendosur tashmë në veri. Qindra mijëra civilë të tjerë mund të zhvendosen për shkak të një operacioni të mundshëm ushtarak. Turqia duke pasur parasysh krizën e mundshme humanitare po përpiqet të rrisë përsëri fortifikimet e saj ushtarake në rajon dhe të pengojë ushtarakisht regjimin dhe aleatët e tij. Opinioni publik ndërkombëtar me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) duhet të rrisin presionin veçanërisht ndaj Rusisë dhe të tregojë se një nismë e re ushtarake do të ketë një kosto të lartë. Përndryshe në Siri është krijuar një terren i ri konflikti.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme