Analiza e javës: Turqia, 5 vjet pas 15 Korrikut

Vlerësim i Doç. Dr. Murat Yeşiltaş, Drejtor i studimeve të sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1676500
Analiza e javës: Turqia, 5 vjet pas 15 Korrikut

Analiza e javës: Turqia, 5 vjet pas 15 Korrikut

Kanë kaluar pesë vjet nga tentativa e dështuar e grushtshtetit e organizuar nga FETO (organizata terroriste gyleniste) në 15 korrik 2016 për të përmbysur qeverinë dhe për të marrë Turqinë nën kontroll. Ka shumë arsye pse dështoi kjo tentativë. Më e rëndësishmja mes tyre është qëndrimi i guximshëm i popullit, i cili mbron demokracinë turke. Gjithashtu edhe qëndrimi haptazi i politikës kundër grushtetit është një prej faktorëve të tjerë të rëndësishëm që pengoi këtë tentativë. Qëndrimi shoqëror dhe politik ndaj grushtshtetit bëri të mundur që Turqia të konsolidojë qëndrueshmërinë e saj demokratike dhe shoqërore. Pas pesë vjetësh, domethënia e 15 korrikut kuptohet edhe më mirë.

Në këto 5 vjet, në politikën e brendshme dhe të jashtme të Turqisë janë përjetuar zhvillime të rëndësishme. Procesi i pastrimit të elementeve të FETO-s vazhdon me sukses edhe pas pesë vjetësh. Shumë anëtarë të FETO-s, të cilët ishin fshehur duke u infiltruar në institucionet kritike të shtetit, ose janë dëbuar ose janë nxjerrë përpara drejtësisë. Në këtë aspekt, shumë anëtarë të organizatës terroriste gyleniste janë identifikuar dhe janë larguar nga Forcat e Armatosura Turke dhe janë reduktuar rreziqet me të cilat ushtria mund të përballej gjatë operacioneve kritike. Një pastrim i ngjashëm u krye edhe në institucionet e sigurisë si policia dhe shërbimi informativ, të cilat zhvillojnë një luftë efektive kundër terrorizmit në fushën e sigurisë duke bërë që rreziqet që mund të paraqiten në këtë fushë të minimizohen.

Suksesi më i madh pas 15 korrikut ishin reformat e bëra në sektorin e sigurisë. Në këtë kontekst, Komandat e Xhandarmërisë dhe Rojës Bregdetare iu përfshinë Ministrisë së Brendshme, duke u ndryshuar roli i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm mbi komandantët e forcave të armatosura, u nxor më shumë në plan të parë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Rezultati i parë i reformimit të sektorit të sigurisë dhe pastrimit të burokracisë së sigurisë nga FETO u jetua në luftën kundër terrorizmit. Në këtë kontekst, ndërsa u zbatua një strategji më efektive kundër organizatës separatiste terroriste PKK, filloi operacioni “Mburoja e Eufratit” kundër DAESH në Siri, duke minimizuar ndikimin e të dy organizatave terroriste dhe këto rajone u pastruan nga terrorizmi. Në këtë proces, strategjia e re kundër terrorizmit e zbatuar ndaj PKK-së, e cila po përpiqej të dislokohej në Irak, gjithashtu kufizoi me sukses efektivitetin e kësaj organizate atje. Reformat e bëra në këtë fushë kanë bërë të mundur zbatimin e një strategjie të re politike, duke bërë të mundur që Turqia të jetë më aktive në çështjet kritike të politikës së jashtme si Libia, Siria, Iraku, Karabaku Malor dhe Mesdheu Lindor.

Nga ana tjetër, në politikën e jashtme, 15 korriku ka shkaktuar pothuajse një pikë thyese. Pas 15 korrikut, hapi më i rëndësishëm u hodh në Siri. Duke pastruar DAESH-in nga kufiri i saj me anë të operacionit “Mburoja e Eufratit”, Turqia e ka bërë të pamundur ekzistencën e PKK në perëndim të lumit Eufrat. Me operacionin “Dega e Ullirit” që filloi në janar të vitit 2018, PKK-ja u dëbua nga Afrini (Siri). Në këtë mënyrë Turqia filloi të merrte një rol më aktiv në krizën siriane.

Turqia, e cila mori në objektivë organizatën separatiste terroriste PKK në lindje të Eufratit me operacionin e “Burimi i Paqes”, që u zhvillua në tetor të vitit 2019, arriti të parandalojë PKK që të jetë aktive në Siri dhe të krijojë një të ashtuquajtur shtet në veri të Sirisë. Duke marrë iniciativën për të zgjidhur krizën e Idlibit, Turqia i dha një goditje të rëndë regjimit sirian në Idlib në mars të vitit 2020. Pas 15 korrikut të gjitha këto operacione ushtarake i mundësuan Turqisë të jetë më aktive në tryezën diplomatike.

Një fushë tjetër ku kjo veprimtari ishte më e rëndësishme, ishte Libia. Turqia, e cila ka preferuar diplomacinë në krizën libiane, që nga viti 2011, mbështet Qeverinë e Pajtimit Kombëtar kundër Haftarit, i cili u përpoq të rrëzonte qeverinë legjitime të Tripolit të njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara më 4 korrik 2019.

Në këtë kontekst, Turqia nënshkroi një marrëveshje me këtë qeveri dhe parandaloi forcat e Haftar të pushtonin Tripolin. Më pas, duke i mundësuar Haftarit të tërhiqej, ajo mundësoi që në Libi të fillonte një epokë e re. Me mbështetjen e Azerbajxhanit në çështjen e Karabakut Malor në vitin 2020, Turqia, e cila i dha mundësi Armenisë të tërhiqej, shfaqi një qëndrim ndërhyrës diplomatik aktiv dhe ushtarak në pothuajse të gjitha çështjet rajonale. Kur shohim përsëri 15 korrikun pas pesë vjetësh, shohim se ka që një pikë kthesë historike për Turqinë në çdo aspekt.

 


Lajme të ngjashme