Analiza e javës: Konflikti Peshmerge-PKK tërheq brenda edhe Sirinë

Vlerësimi i akademikut turk, Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1664792
Analiza e javës: Konflikti Peshmerge-PKK tërheq brenda edhe Sirinë

Ndërkohë që herë pas here vazhdon konflikti Peshmerge-PKK, i cili filloi pas përshpejtimit të operacioneve ushtarake të Turqisë në veri të Irakut, lufta për pushtet midis palëve filloi të përfshijë edhe Sirinë. Së bashku me deklaratat e të ashtuquajturve udhëheqës të PYD/YPG që marrin në objektivë KDP-në, udhëheqësit e KDP-së kundërpërgjigjen gjithashtu duke theksuar se PYD/YPG është strukturimi sirian i organizatës terroriste PKK. Kurse tani është mbyllur porta kufitare Fishhabur/Semalke dhe përfaqësuesit e PYD/YPG në Erbil janë arrestuar. K24 mbylli zyrat e në rajonin e organizatës terroriste PKK në Siri.

Ndërkohë që Turqia vazhdon operacionet e saj të mëdha ushtarake kundër organizatës separatiste terroriste PKK në veri të Irakut, Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (MIT) me operacione të suksesshme, po spastron të ashtuquajturit personel drejtues të organizatës terroriste me operacione precize. Ndërsa organizata është akoma e izoluar në rajonet që kontrollon, me presionin ushtarak në rritje të Turqisë duke marrë edhe mbështetje logjistike të peshmergeve, PKK-ja ka hyrë në një ngërç strategjik.

Organizata, e cila mendon se është në rrezik mbijetese, vepron në mënyrë të pakontrolluar e në panik dhe sulmon forcat Peshmerge (forcat ushtarake të Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut (KRG). Nga njëra anë, udhëheqja e KCK po bën deklarata të rënda që kanë në objektivë KDP-në dhe bën përpjekje për të krijuar një atmosferë presioni kundër KDP-së duke mobilizuar opinionin publik kurd, OJQ-të përkatëse dhe elementët politikë që mbështesin PKK-në. Së fundmi, elementët e organizuar në Evropë u përpoqën të veprojnë si mburoja njerëzore për PKK-në duke ardhur në rajon, por dështuan pasi Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut i dëboi, pra i deportoi këta elementë.

Kjo luftë e vazhdueshme për pushtet midis KDP-së dhe organizatës terroriste PKK pritej të përfshinte edhe Sirinë. Më parë, një grup i organizatës terroriste YPG sulmoi një postë të Peshmergëve në vijën kufitare dhe morën kontrollin e saj për një kohë të shkurtër. Gjithashtu u dogjën byrotë dhe zyrat e Këshillit Kombëtar Kurd (ENKS), i cili është pranë (përkrah) KDP dhe u zbulua se pas sulmit qëndronte organizata rinore e PKK-së. Por tani, në një kohë kur konflikti dhe lufta për pushtet po përshkallëzohet, është mbyllur porta kufitare Fishhabur/Semalka, e cila lidh drejtpërdrejt dy rajonet.

 

Përveç kësaj, emrat përfaqësues të PYD/YPG në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut u ndaluan në Erbil dhe më pas u arrestuan. Nga ana tjetër, PYD/YPG, u kundërpërgjigj duke mbyllur zyrat e K24, organit mediatik të KRG-së, duke bllokuar kështu aktivitetet e tij raportuese për lajme. Përveç kësaj, në rajone të tilla si Kamishli dhe Ayn al-Arab, pati disa demonstrata të vogla që mbështesnin organizatën terroriste PKK dhe që dënonin KDP-në.

Përfshirja e PYD/YPG në Siri në konflikt dhe lufta për pushtet mes Peshmergëve dhe organizatës separatiste terroriste PKK, ka treguar qartë se kjo strukturë është shtrirja e PKK-së në Siri. Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut dhe KDP ka vënë re edhe një herë se lufta ndaj PKK-së duhet të përfshijë edhe territorin e Sirisë.  Udhëheqja e KDP-së duhet të shohë operacionet ushtarake të Forcave të Armatosura Turke dhe presionin mbi organizatën separatiste terroriste si një mundësi për të luftuar organizatën terroriste, e cila përfiton nga dobësia në KRG dhe përhapet si një kancer në rajon.

KDP dhe Peshmerge tani kanë shfrytëzuar një mundësi historike për të mbështetur Turqinë dhe për të shfarosur këtë organizatë terroriste duke marrë pjesë drejtpërdrejt në operacionet ushtarake në një mënyrë më realiste. Nëse ata nuk e përdorin këtë mundësi, ata do të vazhdojnë të përballen me këtë organizatë terroriste dhe ta paguajnë për këtë.

 


Lajme të ngjashme