Analiza e javës: Lufta e Turqisë kundër terrorit

Vlerësimi i akademikut turk, Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1647547
Analiza e javës: Lufta e Turqisë kundër terrorit

Analiza e javës: Lufta e Turqisë kundër terrorit

Në operacionet “Kthetra-Vetëtima” dhe “Kthetra-Rrufeja” që Turqia vazhdon në veri të Irakut kundër organizatës separatiste terroriste PKK, deri më tani janë neutralizuar 150 terroristë. Pritet që Forcat e Armatosura Turke të vazhdojnë duke zgjeruar më tej operacionet përkatëse në muajt e verës. Ndërsa Turqia ka në shënjestër organizatën terroriste në të gjithë vendin, Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (MIT), me operacione të suksesshme, po spastron të ashtuquajturit personel drejtues të organizatës terroriste.

Ndërkohë që Turqia po lufton terrorizmin brenda kontekstit të doktrinës së mbrojtjes, pasi ka qenë në mbrojtje për një kohë të gjatë, tani ajo po synon drejtpërdrejt organizatën separatiste terroriste PKK në Irak dhe Siri duke ndërmarrë operacione ndërkufitare. Përsëri, në zonat malore në të gjithë vendin, ajo ushtron presion të hapur mbi organizatën terroriste dhe kryen operacione të njëkohshme kundër të gjitha rajoneve ku strehohen terroristët. Në këtë kontekst, ndërsa organizata terroriste pothuajse ka humbur aftësinë e saj për të vepruar në Turqi, numri i anëtarëve të organizatës në zonat rurale ka rënë në rreth 250. Kjo përbën një sukses historik në luftën kundër terrorizmit. Përsëri, sipas deklaratës së bërë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, pjesëmarrja (rekrutimi) në organizatë brenda Turqisë është pothuajse zero. Kjo do të thotë që çdo anëtar i PKK-së, i cili është neutralizuar, nuk mund të zëvendësohet nga terroristë të rinj.

Nga njëra anë, Turqia merr në shënjestër organizatën terroriste PKK në Irak dhe Siri me metoda konvencionale, nga ana tjetër Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (MIT), me operacione të suksesshme, po spastron të ashtuquajturit personel drejtues të organizatës terroriste, duke përdorur aftësitë e tij njerëzor në terren dhe të inteligjencës teknike. Me këtë koncept të ri të zhvilluar deri më tani, janë neutralizuar dhjetëra emra të ashtuquajtur të nivelit të lartë. Së fundmi, u neutralizua terroristi Sofi Nureddin, i cili ishte një emër shumë i rëndësishëm, i ashtuquajtur përgjegjës në fushën e PKK-së në Siri.

Gjithashtu në Dohok, në një vend afër Garas, 4 emra të PKK u neutralizuan nga inteligjenca njerëzore në terren dhe dronët e armatosur ajrorë. Struktura e komandimit dhe kontrollit të organizatës pothuajse është thyer dhe është me rëndësi jetike që të synohen këta emra kryesorë për sa i përket dekurajimit moral (të organizatës terroriste).

Turqia ka arritur në pikën më të suksesshme në luftën kundër terrorit të PKK-së. Turqia është në një pikë të mahnitshme edhe për sa i përket vullnetit dhe vendosmërisë politike, ashtu edhe për mundësitë dhe aftësitë e Forcave të Armatosura Turke dhe Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës. Ky sukses i Turqisë pasqyrohet gjithashtu në industrinë e mbrojtjes dhe kapacitetin e saj eksportues.

Së fundme me Poloninë, e cila është anëtare e NATO-s dhe BE-së u arrit një marrëveshje eksporti për dronët e armatosur TB2 me vlerë 400 milionë dollarë. Pas gjithë këtij suksesi, sistemet e zhvilluara nga Turqia po testohen vazhdimisht në fushën e betejës aktive.

 


Lajme të ngjashme