Analiza e javës: Baza ushtarake turke në Bashika të Irakut

Vlerësimin e akademikut turk, Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me bazën ushtarake Bashika në Irak.

1627122
Analiza e javës: Baza ushtarake turke në Bashika të Irakut

Analiza e javës: Baza ushtarake turke në Bashika të Irakut

Sulmet e njëkohshme ndaj bazës ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Erbil të Irakut dhe bazës ushtarake të Turqisë në Mosul të këtij vendi, ka bërë që vëmendja të kthehet përsëri në këtë rajon.

Pyetjet se përse u mor në shënjestër baza e madhe ushtarake e Turqisë, 25 kilometra në veri të Irakut, kush qëndron pas këtij sulmi, janë të rëndësishme. Kjo ndodhi veçanërisht në një kohë që Turqia periudhën e fundit ka rritur luftën e saj kundër terrorit, duke filluar nga Sincari (Sinxhar/Sinjar).

Edhe pse Turqia ka shumë baza ushtarake të vogla dhe të mëdha në veri të Irakut (kufi me Turqinë), Bashika del në plan të parë si nga aspekti i madhësisë, ashtu edhe nga aspekti i pajisjeve ushtarake. Përsëri kjo bazë, jo vetëm që ka një rol kritik në drejtim të luftës kundër organizatës separatiste terroriste PKK, por gjithashtu shërben edhe për spastrimin e organizatës terroriste DAESH në Mosul si dhe për stabilitetin dhe ekuilibrin që duhet të ekzistojë në rajon. Baza në fjalë gjithashtu ka mirëpritur për një kohë të gjatë forcat “Hashdi Vatani” (gardistët) dhe ushtarët turq i stërvitën këto forca kundër DAESH-it. Sigurisht që kjo situatë shqetësoi shumë disa elementë që ndjekin një politikë sektare në rajon, veçanërisht grupet radikale që veprojnë brenda “al-Hashd al-Shaabi”. Veçanërisht në periudhën e Kryeministrit Maliki, me presionin e  elementëve të afërt me Iranin, u shfaqën disa presione dhe kërcënime për zbrazjen e bazës ushtarake, por Turqia  duke i shpërfillur këto qasje, kishte kryer negociata me udhëheqjen e Bagdadit në mënyrë që të zgjidhte në mënyrë pozitive këtë çështje. Tani sulmi me raketa ndaj bazës Bashika solli përsëri në mendje elementët e “al-Hashd al-Shaabi”. Madje kjo ndodhi në një periudhë kur dolën prova se Turqia do të bëjë një operacion në këtë rajon për ta spastruar atë nga organizata separatiste terroriste PKK. Po të kemi parasysh se forcat e varura nga “al-Hashd al-Shaabi” dislokohen gjithnjë e më shumë në Sincar dhe bëjnë bashkëpunim me elementet rajonale të PKK-së në kundërshtim me marrëveshjen ndërmjet Erbilit dhe Bagdadit, mund të vejmë re se elementet e afërta me Iranin janë brenda një lloj operacioni kundër Turqisë. Në fund të fundit Sincari ka një rëndësi strategjike për Iranin, ai e sheh këtë rajon si një bosht logjistik për të arritur në Siri dhe nuk dëshiron ta humbasë atë, por përpjekja e tij për të forcuar këtë pozicion përmes bashkëpunimit me PKK është një gabim shumë ama shumë i madh. Sepse Turqia, në boshtin e Irakut dhe Sirisë është e vendosur për të spastruar organizatën separatiste terroriste PKK në fushat që ka krijuar dominim dhe nuk heziton të bëjë atë që nevojitet. Grupe të afërta me Iranin bënë përpjekje të ngjashme në Siri, veçanërisht në rajonin e Afrinit, dhe si rrjedhojë përfunduan keq. Ushtria turke kishte neutralizuar një numër të madh të milicive shiitë së bashku me terroristët e PKK-së. Tani elementët e afërt me Iranin po testojnë Turqinë në veri të Irakut dhe mund të parashikojmë që fati i këtyre elementëve nuk do të jetë i mirë.

 


Lajme të ngjashme