Analiza e javës: Operacionet e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë përtej kufirit

Vlerësimi i akademikut turk, Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1608967
Analiza e javës: Operacionet e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë përtej kufirit

Analiza e javës: Operacionet e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë përtej kufirit

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë (MIT), ndërkohë që kohët e fundit ka realizuar operacione shumë të mëdha, tërheq vëmendjen veçanërisht me operacionet e goditura kundër organizatës separatiste terroriste PKK posaçërisht në Irak dhe Siri.  

Në këtë aspekt, kapja në Siri e të ashtuquajturit komandant brigade i PYD/YPG, fraksioni sirian i PKK/KCK, "Shehu Guyi", me emrin e koduar terrorist Ibrahim Babat dhe sjellja e tij në Turqi, është shumë e rëndësishme për sa i përket treguesit të aftësisë dhe fazës që ka arritur  MIT-i.

Ndërkohë që Turqia vazhdon ekzistencën në një hapësirë gjeografike të vështirë, ajo mbetet përballë sfidave të mëdha si nga aspekti i thellësisë gjeopolitike, ashtu edhe në aspektin e pretendimeve. Si rrjedhojë edhe brenda Turqisë, edhe në hapësirën gjeografike pranë saj, Turqia duhet të përdorë në mënyrë efektive të gjitha mjetet për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Krahas metodave të buta si diplomacia dhe shkurajimi ushtarak, edhe agjencia e inteligjencës, përbën një rëndësi të madhe. Në këtë aspekt shohim se Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë është në një zhvillim të cilësisë që mund të luftojë ndaj pretendimeve dhe sfidave që i drejtohen Turqisë.    

Veçanërisht në kontekstin e doktrinës së re të sigurisë menjëherë pas tentativës për grushtshteti të 15 korrikut, u bënë investime të rëndësishme në MIT, duke përmirësuan ndjeshëm objektet dhe aftësitë e kësaj agjencie. MIT, që pati një  rritje serioze si nga aspekti i burimeve njerëzore, ashtu edhe në pajisjet teknike, filloi të realizojë operacione shumë të rëndësishme veçanërisht në të gjithë Turqinë dhe në Irak e Siri.  

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë, që ka sipërmarr role shumë të rëndësishme në terren në operacionet e mëdha jashtë kufirit në Irak dhe Siri, si “Burimi i Eufratit”, “Dega e Ullirit”, “Operacioni i Vendosmërisë”, ka arritur suksese të mëdha edhe për përcaktimin dhe neutralizimin e të ashtuquajturve emra të nivelit të lartë të organizatës separatiste terroriste PKK.   

Së fundmi kapja e të ashtuquajturit komandant brigade i PYD/YPG, fraksioni sirian i PKK/KCK, "Shehu Guyi", me emrin e koduar terrorist Ibrahim Babat, nga ana e ekipeve të MIT-it në 50 kilometra brendësi nga vija kufitare e Turqisë në rajonin Raka të Sirisë  dhe sjellja e tij në Turqi, është një arritje shumë e rëndësishme për sa i përket luftës së Turqisë kundër terrorit.

Me informacionet e marra nga personi në fjalë, u shkatërruan shumë celula të PKK-së dhe iu dha një goditje e rëndë organizatës. Neutralizimi i të ashtuquajturit shtab udhëheqës dhe komandantët në terren të organizatës separatiste terroriste, brenda kuadrit të një strategjie efektive, shkatërroi strukturën e komandës së kontrollit të organizatës terroriste, ndërsa gjithashtu reduktoi (kufizoi) seriozisht lëvizjen e saj dhe kapacitetin e terrorit.

Si rezultat, ndërkohë që Turqia rritet si një forcë parandaluese (shkurajuese) në rajon me investimet e bëra në njësitë e fuqisë së fortë, gjithashtu MIT është bërë një nga manifestimet kryesore të kësaj.

 


Lajme të ngjashme