Analiza e javës: Kriza në Armeni

Vlerësim i Doç. Dr. Murat Yeşiltaş, Drejtori i studimeve të sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me krizën në Armeni.

1595997
Analiza e javës: Kriza në Armeni

Analiza e javës: Kriza në Armeni

Javën e kaluar, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armenisë i bëri thirrje Kryeministrit Nikoll Pashinyan të japë dorëheqjen. Nga ana tjetër, Pashinyan, e cilësoi këtë situatë si një "tentativë grushtishteti" dhe u përpoq të shkarkonte nga detyra Shefin e Shtabit dhe u kundërpërgjigj duke i bërë thirri njerëzve për të dalë në rrugë. Mbështetësit e qeverisë dhe grupeve të opozitës filluan të mblidheshin njëkohësisht në kryeqytetin Erevan. Ndërkaq Presidenti i Armenisë nuk e miratoi shkarkimin e shefit të shtabit, dhe Pashinyan tha se në këtë rast edhe presidenti do të përfshihej gjithashtu në "tentativën për grushtshteti".

prapaskenën e zhvillimeve në Armeni ekzistojnë tre arsye të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Në krye të tyre është varfëria e vazhdueshme dhe korrupsioni në Armeni. Kjo situatë që buron nga keqmenaxhimi është në të vërtetë një çështje që nuk e shkakton Pashinyan por ai është larg zgjidhjes së këtij problemi. Ardhja e Pashinyanit në pushtet në 2018 u ndikua nga mbështetja e vendeve Perëndimore si dhe nga shpresa e tij se ai mund të gjente një zgjidhje për varfërinë dhe korrupsionin. Mbështetësit e tij e panë dhe e mbështetën Pashinyanin si një alternativë, pasi marrëdhëniet e ngushta me Rusinë nuk mund të gjenin zgjidhje për problemet e vendit.

Arsyeja e dytë është fitorja e Azerbajxhanit dhe humbja e Armenisë në “Luftën e Dytë të Karabakut Malor”. Qeveritë armene për dhjetëra vite kishin qenë në gjendje të vazhdonin politikën e tyre të pushtimit duke mbajtur një qëndrim pa kompromis në negociatat diplomatike. Nga ana tjetër, Pashinyan për të kapërcyer bllokadën (tensionin) brenda vendit, u përpoq të zbatonte modelin e "luftës së re" në negociatat për të rritur pushtimin në vend të "tokës për paqe". Si rrjedhojë, në Luftën e Dytë të Karabakut, Armenisë iu desh të tërhiqej nga territoret e pushtuara e jo më të pushtonte toka të reja. Pashianyani, i cili nuk i dha informacion të saktë popullit të Armenisë rreth rrjedhës së luftës, nuk mundi të dilte para kamerave ndërsa u shpall Deklarata Trilaterale e 10 nëntorit, për këtë arsye kushtet e armëpushimit patën një efekt tronditës mbi popullin armen. Si rrjedhojë, jo vetëm për administratën e Pashinyanit, por edhe për politikën, ushtrinë dhe popullin e Armenisë filloi një periudhë shumë e vështirë për të përtypur ato që ndodhën.

Arsyeja e tretë janë luftërat për pushtet që nuk kanë të mbaruar në Armeni. Ekzistojnë grupe që përfshijnë Klanin e Karabakut dhe diasporën armene në vende të ndryshme të botës, të cilat dëshirojnë të mbajnë dhe zgjerojnë fuqinë e tyre në Armeni në një shkallë mikro. Bashkëpunimi i këtyre grupeve me vende të ndryshme për të fituar pushtet dhe legjitimitet në luftën për pushtet përbën një dimension tjetër të luftës së influencimit makro. Në përpjekjen për influencë, edhe pse në thelb ka të bëjë përpjekja ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, në vetmeve (brenda vendit) situata kthehet në një gjendje të komplikuar.

Duke rezistuar kundër deklaracionit (të publikuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm), Pashinyan duket se po e ruan fuqinë e tij për një kohë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që në politikën armene është arritur stabiliteti. Në fakt, të tre arsyet që sapo përmendëm janë ende të vlefshme. As qeveria e Pashshinyanit, as ushtria, as ndonjë qeveri e re civile nuk do të ketë në dorë një shkop magjik që mund të eliminojë paqëndrueshmërinë e shkaktuar nga arsye e sipërpërmendura në Armeni.



Lajme të ngjashme