Analiza e javës – Brezi i terrorit në Siri

Organizata separatiste terroriste PKK, duke përfituar nga kaosi i shkaktuar nga lufta civile në Siri, ka filluar të zgjerojë ndikimin e saj në zonat në veri të Sirisë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1591404
Analiza e javës – Brezi i terrorit në Siri

Analiza e javës – Brezi i terrorit në Siri

Ndërkohë që me operacionin e papritur të Turqisë në rajonin Gara në veri të Irakut kundër organizatës separatiste terroriste PKK, sytë u kthyen përsëri në luftën kundër terrorit, pritet që në vitin 2021 Turqia të marrë në objektivë PKK-në me operacione të mëdha edhe në Irak edhe në Siri. Organizata terroriste PKK në veçanti në Turqi dhe Irak është nën presion të madh. Por PYD/YPG, fraksioni i organizatës PKK në Siri vazhdon të jetë një kërcënim për Turqinë. Organizata terroriste po përpiqet të krijojë një shtet terrori me mbështetjen e SHBA-së.

Organizata separatiste terroriste PKK, duke përfituar nga kaosi i shkaktuar nga lufta civile në Siri, ka filluar të zgjerojë ndikimin e saj në zonat në veri të Sirisë dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka krijuar struktura administrative në verilindje të vendit, veçanërisht që prej vitit 2014 nën pretekstin e luftës kundër DAESH-it.

Organizata terroriste, nën çatinë e SDF-së, e krijuar duke shtuar edhe  elementet arabe, duke kontrolluar burimet natyrore të vendit kërkon që të fitojë qëndrueshmërinë e saj ekonomike, dhe në këtë kontekst përpiqet të arrijë një avantazh strategjik veçanërisht ndaj regjimit të Esadit, Rusisë, Turqisë dhe Iranit.

Kurse regjimi i Esadit, për të vazhduar pushtetin e vet, me vetëdijen e rëndësisë së qasjes përsëri në burimet natyrore të Sirisë, edhe pse ndërmori disa lëvizje politike dhe ushtarake, duke hasur në pengesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rezultoi me dështim. Organizata terroriste edhe pse siguron kontrollin e burimeve natyrore të vendit dhe nxjerr të ardhurave prej tyre, u financua direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA-ja së bashku me ndihmat veta, nën monitorimin e saj, siguroi ndihma financiare për SDF/YPG edhe nga vende si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.  

Sipas zonave ekzistuese të kontrollit ushtarak, SDF/YPG aktualisht kontrollon një zonë prej më shumë se 40.000 km2, e cila përbën 30% të Sirisë. Zonat nën kontrollin e SDF/YPG janë zona të pasura me naftë, gaz natyror dhe burime uji të vlefshme, duke përfshirë këtu edhe toka pjellore bujqësore. Sipas kësaj, 50% e zonave të vaditura në Siri, 70% e burimeve të energjisë dhe 95% e potencialit ujor ndodhen në rajonet nën kontrollin e organizatës terroriste YPG. PYD/YPG, e cila filloi të fitojë forcë në rajon nën mbrojtjen e SHBA dhe ka marrë kontrollin e burimeve të rëndësishme ekonomike të vendit, po përpiqet të krijojë një shtet autonom dhe më pas një shtet terrorist tërësisht të pavarur.

Duke ndërmarrë sulme me autobomba në mënyrë sistematike në zonat e ndikimit të Turqisë dhe duke bërë një politikë të dhunës dhe shtypjes ndaj popullit që jeton në zonat e kontrolluara prej saj, organizata terroriste përpiqet të mbijetojë duke vazhduar edhe angazhimet e nevojshme me Rusinë dhe regjimin e Esadit.

Veçanërisht pas operacionit “Burimi i Paqes” së Turqisë, ka filluar të bie edhe më shumë në sy këto lloj veprimesh.

Sidoqoftë as realiteti i Sirisë, dhe as Turqia nuk do të lejojë që fraksioni i PKK-së në Siri të formojë një shtet terrorist. Turqia, edhe pas operacionit “Burimi i Paqes”, duke bërë operacione ushtarake të rëndësishme kundër organizatës terroriste në Irak dhe Siri edhe gjatë  vitit 2021,  do të vazhdojë të hedhë hapa për të minimizuar fuqinë dhe fushën e veprimit të organizatës terroriste.

Në këtë aspekt, mund të merren në objektivë rajone që mbahen nën kontrollin e organizatës veçanërisht si Tel Rifat, Menbixh, Ayn Isa e Tel Temir dhe duke mbështetur fiset arabe dhe popullin kurd, që kanë mbetur nën presionin e organizatës terroriste, mund të sigurohet dobësimi i saj. Pasi nga aspekti i Turqisë, organizata separatiste terroriste PKK dhe fraksionet e saj, nuk mund të pranohen që të gjejnë strehim, jo vetëm në Turqi, por edhe në fqinjët kufitarë si Siria dhe Iraku.  

*Vlerësim i akademikut turk, Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me brezin e terrorit në Siri.  

 


Lajme të ngjashme