Analiza e javës – Operacioni “Kthetra e Shqiponjës”

Vlerësim i akademikut turk, Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me operacionet e Forcave të Armatosura Turke ndaj organizatës terroriste PKK.

1582511
Analiza e javës – Operacioni “Kthetra e Shqiponjës”

Analiza e javës – Operacioni “Kthetra e Shqiponjës”

Lufta e Turqisë kundër terrorit vazhdon edhe brenda vendit, edhe përtej kufirit, në vendet fqinje. Ndërkohë që nga njëra anë marren në shënjestrës anëtarët e fundit të mbetur brenda Turqisë në organizatën terroriste PKK, nga ana tjetër Turqia përpiqet të bëj presion ndaj organizatës terroriste në Irak dhe Siri. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka njoftuar në deklaratën e saj të fundit se ka filluar operacioni “Kthetra e Shqiponjës-2” në veri të Irakut. Ndërsa Forcat e Armatosura Turke (TSK) morën në shënjestër rajonin nga ajri, helikopterët zbarkuan komandot elitare turke në kodrat dominuese dhe i dhanë një goditje të papritur organizatës terroriste.

Turqia kohët e fundit ka përshpejtuar luftën kundër organizatës terroriste PKK. Ndërkohë që me operacionet e kryera është bërë presion ndaj terroristëve brenda vendit, edhe përtej kufirit, në vendet fqinje, pengohet që organizata ta shohë rajonin si një vend i sigurt. Në këtë aspekt, veçanërisht me operacionet “Kthetra e Shqiponjës” që vazhdojnë me vendosmëri në Irak, organizatës terroriste i është dhënë një goditje e madhe.

Ndërsa është eliminuar që organizata të dominojë zonën, në këtë kontekst eliminohen gjithashtu edhe qendrat e komandimit të kontrollit dhe trajnimit që organizata ka krijuar në zona të sigurta (përtej kufirit). Ndryshe nga strategjia ushtarake e hyrjes dhe daljes që zbatohej më parë, tani TSK mbetet në rajonet ku ka hyrë dhe pastruar, duke krijuar një dominim kundër organizatës në këto territore të spastruara. Kështu, pjesëtarët e organizatës terroriste nuk mund të vendosen përsëri në këto zona.

Me fillimin e përmirësimit të kushteve atmosferike, me deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, mësuam se në rajonin Gara në veri të Irakut ka filluar faza e fundit, që është operacioni “Kthetra e Shqiponjës-2”. Ndërsa avionët e Forcave Ajrore Turke bombarduan rajonin rëndë, helikopterët filluan të neutralizojnë pjesëtarët e  organizatës duke zbarkuar në rajon komandot elitare turke. Në të njëjtën mënyrë përdoren në mënyrë aktive edhe helikopterët sulmues Atak dhe mjetet ajrore pa pilot (dronët ushtarakë). Forcat Peshmerge (forcat ushtarake të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG) që përparuan në rajon më parë dhe u vendosën në zona të caktuara, herë pas here janë përleshur me organizatën terroriste. Kurse tani mund të parashikojmë që operacionet do të vazhdojnë derisa të pastrohet rajoni Gara, i cili është ka një rëndësi strategjike për organizatën. Në fund të fundit, nëse marrim parasysh ofensivën e mëparshme të Peshmergeve, mund të themi se koordinimi midis Ankarasë dhe Erbilit kundër PKK-së vazhdon dhe kjo lehtëson operacionet përkatëse të Forcave të Armatosura Turke. Ndërkohë që në aspektin e marrëveshjes ndërmjet Ankarasë-Erbilit-Bagdatit janë hedhur hapat në Sincar (për tërheqjen e PKK-së), nga ana tjetër mund të themi se Forcat e Armatosura Turke do të vazhdojnë operacionet kundër organizatës terroriste edhe në territoret e tjera që organizata ka në kontroll përveç rajonit Gara. Dhe si rrjedhojë parashikohet që të kryhet operacioni përfundimtar  kundër organizatës, e cila do të izolohet drejt Kandilit, duke bërë që të eliminohet tërësisht kjo organizatë terroriste.

 


Lajme të ngjashme