Analiza e javës – Sincar

Vlerësim i akademikut turk, Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me zhvillimet në Sincar të Irakut dhe pasqyrimi në Turqi.

1573802
Analiza e javës – Sincar

Analiza e javës – Sincar

Nën pamjen e luftës kundër organizatës terroriste DAESH, rajoni i Sincarit (Sinxhar/Sinjar) është marrë nën kontroll nga organizata separatiste terroriste PKK dhe përdoret si një qendër e rëndësishme logjistike e organizatës në fjalë në linjën Irak-Siri. Prezenca e organizatës terroriste në rajon shihet si një kërcënim serioz nga aspekti i Turqisë. Kohët e fundit, ka pasur zhvillime të rëndësishme në drejtim të tërheqjes së organizatës nga rajoni.    

Qyteza Sincar, e cili ka një rëndësi strategjike në Irak në kryqëzimin Turqi-Siri, njihej prej një periudhe të gjatë si një rajon që nuk mund të  ndahej midis Bagdadit dhe Erbilit. Jetesa e jezitëve në këtë rajon sillte me vete interesin e botës në këtë rajon. Por në vitin 2014 organizata terroriste DAESH mori në objektivë jezitët në rajon dhe bëri masakra ndaj tyre, pas kësaj PKK duke përfituar nga kaosi që ndodhi, u dislokua në këtë rajon. Në këtë mënyrë e ktheu rajonin të rëndësishëm në aspektin e luftës së Turqisë kundër terrorizmit. Organizata separatiste terroriste e shihte këtë rajon të rëndësishëm duke përfituar edhe nga pozita gjeografike e rajonit duke e marrë nën kontroll si një qendër të rëndësishme logjistike në linjën Irak-Siri, edhe duke e vënë atë në shërbim për interesat e saj duke rekrutuar me forcë jezidët që jetonin aty.

Ndërsa përpiqej të vendoste një administratë kantoni në rajon, organizata terroriste gjithashtu u përpoq të rrisë dominimin e saj në zonë me forcat e armatosura YBSH që formoi nga jezidët. Por në këtë mënyrë u përplas me forcat peshmerge të varura nga Administrata Rajonale Kurde e Irakut (KRG). Pastaj organizata separatiste terroriste filloi të dobësohej në rajon me sulmet ajror të njëpasnjëshme të Turqisë. Gjithashtu nëpërmjet agjencisë turke e inteligjencës (MIT) filluan të neutralizohen një nga një të ashtuquajturit udhëheqësit e organizatës terroriste PKK në rajon.

Gjatë kësaj periudhe u vu re se jezidët në një masë të madhe morën një qëndrim kundër PKK-së dhe filluan të bëjnë presione që PKK-ja të largohej nga rajoni. Dhe në fund me kërkesë edhe të Turqisë, ndërmjet  Bagdadit (udhëheqja qendrore e Irakut) dhe Erbilit (udhëheqja e KRG) u bë një marrëveshje që elementë të armatosura si PKK dhe Hashdi Shabi të largohen plotësisht nga rajoni. Turqia këmbëngul që ushtria irakiane të marrë plotësisht nën kontroll rajonin dhe thekson është e gatshme për çdo lloj ndihme. Por nëse hapat e dëshiruara nuk ndërmerren në një afat të shkurtër, është i mundur edhe një operacion i njëanshëm (nga ana e Turqisë).

Në fund të fundit, për sa i përket Turqisë, spastrimi i Sincarit nga organizata terroriste PKK, do të thotë se linja Irak-Siri e organizatës do të pritet gjerësisht dhe organizata të izolohet. Vizita e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar javën e kaluar në Bagdad dhe Erbil mund të shihet në kontekstin e luftës kundër terrorizmit dhe çështjes së Sincarit.

Vlerësim i akademikut turk, Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me zhvillimet në Sincar të Irakut dhe pasqyrimi në Turqi. 



Lajme të ngjashme