Analiza e javës – A po rikthehet Amerika?

Vlerësimi i Doç. Dr. Murat Yeşiltaş, Drejtor i studimeve të sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1569064
Analiza e javës – A po rikthehet Amerika?

Analiza e javës – A po rikthehet Amerika?

Joe Biden filloi detyrën si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai kaloi në histori si kandidati demokrat dhe Presidenti i zgjedhur që ka marrë më shumë vota në 70 vitet e fundit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës periudha nga muaji nëntor deri në muajin janar, ashtu siç parashikohej, ishte kaotike. Ishte krijuar parashikimi se Trumpi nuk do ta dorëzonte detyrën në mënyrë paqësore, por askush nuk mund të parashikonte pikën ku arriti gjendja.  Në datën 6 janar u jetua një risi në historinë amerikane dhe mbështetësit e Trumpit bastisën ndërtesën e Kongresit. Në bastisjen e përgjakshme humbën jetën 5 persona dhe u rrëzua përtokë reputacioni në përkeqësim në botë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas bastisjes së përgjakshme, për herë të parë u votua për largimin nga detyra për Trump. Uashingtoni, kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bë skenë e pamjeve që jemi mësuar të shohim në Bagdad, kryeqytetin e Irakut. Më shumë se 25 mijë ushtarë amerikanë ngritën barrikada në rrugët e kryeqytetit dhe u dislokuan brenda në ndërtesën e Kongresit.

Ndërkohë që ndodhnin të gjitha këto numri i personave që humbin jetën në ditë në Amerikë për shkak të koronavirusit është mbi 4 mijë. Nuk është e gabuar nëse themi se Biden mori në dorëzim një rrënojë. Mirëpo çfarë Amerike dëshiron të ndërtojë Biden?

Kundrejt kësaj pyetjeje duket se përgjigja e Biden dhe ekipit të tij është e qartë. Biden deklaroi se “Amerika është kthyer”. Kjo deklaratë u kuptua nga shumë se Biden në përgjithësi do të shfaqë një politikë të kuptueshme të brendshme dhe të jashtme. Mirëpo çfarë nënkupton kthimi i Amerikës? Shtylla e parë e kësaj qasjeje të përgjithshme në kuadër të politikës së jashtme është krijimi i një lidershipi të ri amerikan. Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken parashtron se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk shfaqin lidership në sistemin global, atëherë vakumi do të mbushet nga fuqitë autoritare dhe kjo do të bëhet shkak për destabilitet në sistemin ndërkombëtar. Biden është i vetëdijshëm se para së gjithash në politikën e jashtme është i detyruar të mundohet të rifitojë lidershipin. Kjo ndahet në dy nënkapituj. E para është rifitimi i imazhit (reputacionit) të dëmtuar, tjetra është rifitimi i pozicionit të fuqishëm përballë Kinës dhe Rusisë.

Kurse përparësia e dytë e Biden është rritja përsëri e rëndësisë së institucioneve ndërkombëtare. Në periudhën e Trumpit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjetuan probleme të rëndësishme me institucione ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, NATO e Organizata Botërore e Shëndetësisë. Politika e jashtme e Bidenit është e ndërtuar kryesisht mbi rivendosjen e udhëheqjes amerikane përmes këtyre institucioneve duke forcuar institucionet ndërkombëtare. Në këtë kontekst, mund të themi se në epokën e Biden multilateralizmi do të ketë një vend të rëndësishëm në politikën e jashtme amerikane. Prioriteti i tretë i Biden është të krijojë një rend të ri që do të rimarrë lidershipin amerikan në ekonominë globale. Në këtë pikë vijnë në mendje luftërat tregtare SHBA-Kinë gjatë periudhës së Trump. Është mjaft e qartë që Biden e sheh Kinën si një rivale, por as ai nuk e sheh Kinën si Trumpi apo republikanët. Deklarata e Sullivan, që është Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, se linja kryesore e politikës së jashtme është formula e "bashkëjetesës me Kinën" tregon se Biden mund të ndjekë një politikë të komprometimit me Kinën në vend që ta luftojë atë. Por problemi ekonomik i Biden nuk është vetëm Kina. Situata ekonomike e shkaktuar nga epidemia e koronës duket se do të zë një vend të gjerë në politikën ekonomike të Biden.

Kurse prioriteti i katërt i Biden është rivendosja e rendit liberal bazuar në ligjin dhe rregullat ndërkombëtare. Në këtë kontekst, mund të themi se duke rivendosur normat ndërkombëtare, mund të përcaktohet një politikë që do të përpiqet të kapërcejë humbjen e imazhit në lidershipin amerikan. Kjo kërkon që SHBA të krijojë aranzhime të reja mbi rregullat globale që mbajnë në këmbë sistemin global. Për këtë, SHBA-të kanë nevojë për më shumë aleatë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme çështja nëse këto katër shtylla mund t'i rikthejnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në sistemin ndërkombëtar. Rrënoja që mori Biden nga Trumpi dhe karakteri në ndryshim i politikës botërore tregojnë se kjo është shumë e vështirë për tu realizuar.



Lajme të ngjashme