Analiza e javës – Duke lënë pas vitin 2020

Analizë nga Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1555496
Analiza e javës – Duke lënë pas vitin 2020

Analiza e javës – Duke lënë pas vitin 2020

Nuk është gabim të themi se viti 2020 ka qenë shumë i vështirë në nivel global. Sidomos me përhapjen në të gjithë botën të pandemisë së COVID-19, e cila për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës, u jetuan sfida të mëdha nga aspekti ekonomik, politik dhe social. U pagua një kosto e lartë dhe natyrisht as Turqia nuk mbeti e veçuar. Ndërsa konfliktet vazhdonin në shumë pjesë të botës edhe paqëndrueshmëritë dhe fatkeqësitë natyrore vazhduan të shfaqen. Tani, me vaksinat e zhvilluara kundër COVID-19, viti 2021 fillon me optimizëm të madh, por e ardhmja është ende e pasigurt.  

Në fillim të vitit 2020, virusi i quajtur COVID-19, i cili u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës, filloi të përhapet hap pas hapi në të gjitha vendet e botës. Ndryshe nga variantet e mëparshëm të koronavirusit, ky virus, i cili infektonte njerëzit shumë më shpejt, hap pas hapi u bë një pandemi dhe bllokoi të gjithë botën. Ndërsa sëmundja u përhap dhe njerëzit vazhduan të vdisnin, u bë e pashmangshme marrja e masave që ndikonin drejtpërdrejt në mënyrën tonë të jetës. Ndërsa rregulli i maskës dhe distancës sociale u vunë në zbatim, herë pas here u bë e nevojshme të merren edhe masat e plota të karantinës. Natyrisht që sistemet shëndetësore të disa vendeve në veçanti u testuan gjithashtu gjatë kësaj periudhe. Në këtë kontekst, Turqia ishte një nga vendet e pakta në botë që dha shembuj të mirë. Investimet në sistemet shëndetësore të bëra vitet e fundit dhe spitalet e sapoformuara të qytetit si dhe pajisjet për frymëmarrje artificiale të zhvilluara me mundësi vendore bënë që Turqia të dalë me një humbje relativisht më të vogël nga ky proces. Sidoqoftë edhe Turqia ndjeu efektet e pandemisë globale ashtu si pjesa tjetër e botës, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ishin një nga vendet ku ndikimi politik, ekonomik dhe social i pandemisë u pa më së shumti. Miliona njerëz ranë në kontakt me virusin për shkak të keqmenaxhimit të procesit, ndërsa vdiqën më shumë se 300.000 njerëz. Dhjetëra miliona mbetën pa punë, ndërsa epidemia ndikoi edhe në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara, duke bërë që Trumpi të humbë ndaj Bidenit. Përveç kësaj, procesi nuk është menaxhuar mirë edhe në vendet të tjera perëndimore të tilla si Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe dhe këto vende u përballën me kosto më të mëdha se pjesa tjetër e botës. Duhet thënë se vendet e Azisë së Largët në veçanti kaluan relativisht më mirë nga ky provim. Megjithëse Kina është atdheu i virusit, ajo arriti të rimëkëmbet shumë shpejt, ndërsa vende të tilla si Korea dhe Vietnami kanë arritur të menaxhojnë procesin me më pak dëme. Shumë ekspertë bënë të ditur se dallimi në menaxhimin e pandemisë midis Perëndimit dhe Lindjes, zbuloi se Azia e Largët në veçanti është një shembull i zhvillimit më shumë sesa bota Perëndimore. Kjo mund të jetë e vërtetë, ose duhet thënë se mënyra e jetesës së njerëzve mund të ketë ndikuar këtu. Sidoqoftë, fakti i pamohueshëm është se dëmi i shkaktuar nga pandemia në botën Perëndimore do të shtojë vrullin në progresin e shpejtë të rimëkëmbjes së Lindjes në krahasim me atë të Perëndimit.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme