Analiza e javës – Marrëdhëniet turko-amerikane

Vlerësimi i profesorit të asociuar Murat YEŞİLTAŞ, Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me tensionimin në marrëdhëniet turko-amerikane.

1551464
Analiza e javës – Marrëdhëniet turko-amerikane

Analiza e javës – Marrëdhëniet turko-amerikane

Kriza e re në marrëdhëniet turko-amerikane, ku krizat nuk kanë munguar vitet e fundit, quhet sanksionet CAATSA. Sanksionet e shumëpritura, për të cilat administrata amerikane nuk arriti të vendosë se si të zbatohen, u vendosën një muaj para se Trump të largohej nga detyra. Për disa kjo është një paralajmërim, ndërsa disa të tjerët besojnë se këto sanksione janë shumë më të lehta se sa pritej. Për të kuptuar se me çfarë lloj situate kemi të bëjmë vlen të shikohet gjuha, ana teknike dhe konteksti politiko-gjeopolitik i tekstit të sanksioneve. Është mjaft e qartë se gjuha e tekstit është përgatitur me kujdes. Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) theksojnë rëndësinë e vendit ku korrespondon Turqia në kontekstin e NATO-s, ajo preferon një gjuhë që vë theksin në aleancë. Nga ana tjetër, ekziston një qasje që thotë se sanksionet nuk synojnë kapacitetet ushtarake të Turqisë. Siç mund të shihet nga kuptimi i parë i tekstit, sanksioni zbatohet vetëm për Departamentin e Industrisë së Mbrojtjes. Teknikisht, duket se këto sanksione marrin në objektiv projektet në të cilat përfshihet departamenti në fjalë. Prandaj, as Turqia, as ekonomia turke dhe as ushtria turke nuk përfshihen në këto sanksione.

 

Përtej tekstit, vendimi i sanksioneve duhet të trajtohet nga dy këndvështrime. E para është nësesanksionet mund të hedhin apo jo hije mbi marrëdhëniet turko-amerikane si një mjet i qëndrueshëm nga aspekti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa Turqia dhe SHBA-ja largohen nga mirëkuptimi i përbashkët për Sirinë, PKK/YPG-në, FETO-n dhe shumë çështje të tjera gjeopolitike drejt një de-konflikti strategjik, rezoluta e sanksioneve thellon më tej dallimet aktuale dhe mund ta lërë Uashingtonin të përballet me një ngërç serioz. Marrëdhëniet dhe lidhjet aktuale me Turqinë që zënë vend midis temave të politikës së jashtme të administratës së Biden-it mund ta bëjnë të kushtueshme vazhdimin dhe zbatimin e sanksioneve. Ekipi i ri i politikës së jashtme, i cili do të përpiqet të riparojë udhëheqjen amerikane, mund të ketë nevojë të rishikojë dhe të marrë pozitë ndryshe për çështje kritike të politikës së jashtme duke rishikuar marrëdhëniet me një vend siç është Turqia.

 

Ajo që është më e rëndësishme është transformimi në strategjitë turke të mbrojtjes të shkaktuar nga sanksionet. Përjashtimi në rritje i Turqisë nga arkitektura e mbrojtjes evropiano-perëndimore është e sigurt se do të krijojë një tjetër arkitekturë mbrojtëse për Turqinë. Një situatë e tillë me siguri se do të ketë pasoja gjeopolitike. Prandaj, mund të themi se administrata e Biden-it do të dëshirojë të gjejë një ekuilibër midis kostos së sanksioneve dhe kostos gjeopolitike që mund të shkaktojnë sanksionet. Nga ana tjetër, Turqia do të bëjë një plan duke marrë parasysh dinamikën aktuale në industrinë e mbrojtjes pasi që po sanksionohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Riorganizimi i zinxhirit të furnizimit është një prej tyre. Krijimi i një zinxhiri alternativ të furnizimit është gjithmonë i mundur, por do të duhet kohë. Prandaj, është e nevojshme të përcaktohet shkalla në të cilën vendimi i sanksioneve ndikon në zinxhirin e furnizimit. E dyta është çështja e organizimit të sistemeve dhe platformave me përparësi të lartë, duke marrë parasysh kërcënimet me të cilat ballafaqohet Turqia dhe angazhimet e saj ekzistuese ushtarake. Për këtë, është e nevojshme të ndërtohet një mirëkuptim që bashkon strategjinë ushtarake dhe strategjinë e industrisë së mbrojtjes në pikën optimale. Zhvillimi i zonave me përparësi të lartë strategjike me pajisje të brendshme ose "industri joperëndimore të mbrojtjes" duket se është mënyra më e sigurt për Turqinë për tani. Së fundmi, është e qartë se ekonomia politike e industrisë së mbrojtjes është vendi që duhet t'i kushtohet më shumë vëmendje këto ditë. Fenomeni që ne e quajmë mbrojtje është në të vërtetë një proces armatimi që synon kryesisht rritjen e fuqisë ushtarake. Dhe armatimi ka një kuptim shumë më të thellë sesa thjesht "të kesh armë". Kjo e bën të domosdoshme përqendrimin në ekonominë e mbrojtjes.

Autor: prof. asc. Murat YESILTAS



Lajme të ngjashme