Analiza e javës – Kërcënimi i PKK-së në Siri vazhdon ende

Analizë nga Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me praninë e PKK-së në Siri.

1531155
Analiza e javës – Kërcënimi i PKK-së në Siri vazhdon ende

Analiza e javës –Kërcënimi i PKK-së në Siri vazhdon ende

Duke përfituar nga kaosi i krijuar në Siri organizata separatiste terroriste PKK rivendosi praninë e saj në këtë vend. Pasi arriti në marrëveshje me regjimin e Asadit ajo deklaroi formimin e kantoneve në Afrin, Kobani dhe Cezire. Më pas duke instrumentalizuar luftën kundër organizatës terroriste DAESH ajo hyri në angazhim ushtarak me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe bëri përpjekje për t’i bashkuar kantonet dhe të formojë një shtet terrorist duke e prerë plotësisht kufirin jugor të Turqisë. Nga ana tjetër, Turqia duke parë këtë kërcënim bëri lëvizje parandaluese dhe arriti ta ulë nivelin e kërcënimit, së pari me operacionin “Mburoja e Eufratit”, pastaj me operacionin “Dega e Ullirit” dhe së fundmi me operacionin “Burimi i Paqes”. Sidoqoftë, prania e PKK-së vazhdon në rajon.

PYD dhe YPG-ja, fraksionet siriane të organizatës terroriste PKK, ruajnë praninë e tyre në Forcat Demokratike Siriane (SDF) si një çati e sipërme në të cilën janë të pranishëm edhe arabët, dhe në këtë kontekst vazhdojnë praninë e tyre nga Ayn Al-Arab në lindje të Eufratit e deri në Hasekiye, nga Raqqa e deri në Deyr-u Zor në jug dhe në perëndim nga Menbij e deri në Tel-Rifat. Duke krijuar një strukturë administrative në këto rajone, ata nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithashtu kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të burimeve të naftës dhe gazit të Sirisë. Gjithashtu organizata në një shkallë të gjerë mban toka të mëdha bujqësore në rajon dhe burimet ujore tashmë të pakta të vendit. Megjithëse Turqia kohët e fundit ka kryer operacionin “Burimi i Paqes” me të cilin arriti të shpëtojë rajonet Tel-Abyad dhe Rasul-Ayn, organizata terroriste ende mban “de facto” në dorë afërsisht 40 mijë kilometra katrorë.

Pas operacionit “Burimi i Paqes”, Turqia fillimisht bëri marrëveshje me SHBA-të dhe më pas me Rusinë në lidhje me rajonin, veçanërisht në Soçi u arrit në një marrëveshje të rëndësishme me Rusinë në lidhje me zonën lindore të Eufratit. Sipas kësaj, organizata terroriste ka rënë dakord të tërhiqet në jug për 32 km nga zona Ayn Al-Arab në vijën Malikiye-Fishabur. Sidoqoftë, shihet se kjo nuk ndodhi në praktikë. Për më tepër organizata terroriste duke përdorur rajonet Tel-Rifat, Ayn-Issa dhe Tel-Tamir vazhdimisht kryen sulme ndaj zonave të kontrolluara nga Turqia. Në këto sulme kryesisht të kryera me autobomba humbën jetën qindra civilë. Organizata këtu synon stabilitetin e "zonave të çliruara".

Ndërkohë që prania e organizatës terroriste PKK në Siri vazhdon të paraqes kërcënim nga aspekti i Turqisë është shumë e mundshme që në qoftë se kjo organizatë nuk tërhiqet 32 km në jug, të ndërmerren edhe operacione tjera. Aktualisht, prania e PKK-së në Siri vazhdon të përbëjë kërcënim si për lindjen ashtu edhe për perëndimin e zonës së Eufratit.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme