Analiza e javës – Lindja e Mesme pas periudhës së Trumpit

Analizë e profesorit të asociuar Murat YEŞİLTAŞ, Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me zgjedhjet presidenciale dhe politikën e jashtme të SHBA-së.

1526812
Analiza e javës – Lindja e Mesme pas periudhës së Trumpit

Analiza e javës – Lindja e Mesme pas periudhës së Trumpit

Pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 3 nëntor 2020, republikani Donald Trump humbi vendin e tij nga demokrati Joe Biden. Edhe pse rezultatet zyrtare të zgjedhjeve nuk janë njoftuar ende, Biden ka deklaruar fitoren e tij, por Trump vazhdon të apelojë. Pretendimi kryesor i Trumpit është se kishte parregullsi në zgjedhje. Nga ana tjetër, republikanët janë të ndarë. Ndërsa disa kanë marrë qëndrim për pranimin e humbjes nga Trump, disa të tjerë mbrojnë mendimin që Trump të vazhdojë të luftojë pa pranuar rezultatet e zgjedhjeve. Fakti që Trump ka filluar procesin gjyqësor ndoshta nuk do të ndryshojë rezultatet e zgjedhjeve, ndërsa Biden në janar të vitit 2021 do të ulet në karrigen e presidentit. Duke marrë parasysh zgjedhjet e shekullit të kaluar Biden fitoi zgjedhjet me votën më të lartë. Së pari në dukje kjo do të thotë një fitore e madhe, por Bidenin e pret një proces shumë i vështirë.

Në fillim të këtyre proceseve të vështira vjen lufta kundër epidemisë së koronavirusit. Gjatë fushatës zgjedhore Biden shpjegoi strategjinë e tij për të luftuar kundër epidemisë. Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rastet e infektimeve me koronavirus vazhdojnë të rriten dita ditës. Numri ditor i humbjeve të jetëve arriti mbi 1 mijë. Kjo do ta detyron Bidenin t'i kushtojë epidemisë vitin e parë të presidencës së tij. Ekonomia është një çështje tjetër e rëndësishme që Biden të merret me koronavirusin. Ekonomia e SHBA-së po përballet me një zvogëlim të rëndë me ndikimin e epidemisë. Faktorë të tillë si shifrat e papunësisë, paketat stimuluese të qeverisë, recesioni në ekonominë globale kanë rritur presionin mbi ekonominë amerikane. Ndërkaq çështjet që do të preokupojnë vitin e parë të Bidenit nuk janë të kufizuara vetëm me këto. Ai duhet të zbusë polarizimin e rëndë shoqëror të periudhës së Trumpit. Në këtë pikë ka një "tërbim të zi" përpara tij. Debati mbi racizmin që filloi me ngjarjet e Floydit është një sfidë për Bidenin. Gjatë fushatës elektorale, ai bëri premtime serioze se do të merrej me problemin dhe do të gjejë zgjidhje. Sidoqoftë, kjo çështje nuk do të jetë e lehtë për tu trajtuar në një rast të vetëm.

Një çështje tjetër më kurioze gjatë presidencës së Bidenit është politika e jashtme. Bideni e përshkroi epokën e tij si rivendosjen e fuqisë dhe të udhëheqjes amerikane. Me fjalë të tjera, Biden do të përpiqet të rimarrë prestigjin dhe ndikimin e Shteteve të Bashkuara, të cilat humbën nën udhëheqjen e Trumpit dhe do të ndërmarrë hapa për të ndjerë ndikimin e Uashingtonit në politikën ndërkombëtare. Në këtë kontekst, Biden njoftoi se posa të marrë detyrën e presidentit Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kthehen në “Marrëveshjen e Parisit” për ndryshimin e klimës, nga e cila u tërhoq Trumpi. Ndërkaq, vendimi i Trumpit për të shkurtuar ndihmën amerikane për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) do të jetë një nga preferencat e para të politikës së jashtme të Bidenit.

Cila do të jetë politika e re e jashtme e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme është gjithashtu një çështje kurioziteti. Është shumë e qartë se Bideni nuk do të ndjekë linjën e politikës së jashtme të Trumpit. Në fakt, në deklaratat e tij të mëparshme mbi çështjen bërthamore të Iranit, ai dha sugjerime për politikën ndaj këtij vendi. Një nga opsionet është kthimi në “Marrëveshjen Bërthamore” me Iranin. Por është pyetje se çfarë lloj marrëveshjeje do të jetë. Ndër mundësitë është që ai të heq dorë nga politika “e çekut të hapur” e Trumpit për Izraelin. Nga udhëheqja e Bidenit, fusha e manovrimit të Izraelit mund të tkurret ndjeshëm. Një vend tjetër që do të preket nga politika e “çeqeve të hapura” është edhe Arabia Saudite. Mund të themi se vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi do të ketë një ndikim në qasjen e Bidenit ndaj Arabisë Saudite. Aktorë të tillë si Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Egjipti gjithashtu mund të duhet të rishqyrtojnë pozicionet e tyre. Njoftimi i Bidenit për një strategji gjithëpërfshirëse mbi Sirinë është gjithashtu një nga mundësitë. Në këtë pikë në mendje vijnë marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shumë analistë thonë se kriza në marrëdhëniet turko-amerikane do të thellohet. Por është shumë herët për të thënë këtë. Ka pasur ndryshime drastike në gjeopolitikën rajonale. Tani mbetet të shohim se a dëshiron Biden që ta bëjë këtë ndryshim dhe t’i kthejë Shtetet e Bashkuara përsëri në një aktor prestigjioz në Lindjen e Mesme. Por, mund të themi se puna e tij nuk është aspak e lehtë.

Autor: prof.asc. Murat YESILTAS



Lajme të ngjashme