Analiza e javës – Lufta e kurdëve të Irakut kundër PKK-së

Analizë nga Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me përplasjet mes PKK-së dhe forcave peshmerge në veri të Irakut.

1522910
Analiza e javës – Lufta e kurdëve të Irakut kundër PKK-së

Analiza e javës – Lufta e kurdëve të Irakut kundër PKK-së

Organizata separatiste terroriste PKK, e cila është e pranishme në veri të Irakut për një kohë të gjatë dhe elementët e Forcave Speciale dhe Peshmerge të Administratës Rajonale Kurde të Irakut kanë filluar të përplasen. Politika ekspansioniste e PKK-së në rajon dhe sulmet terroriste që ka filluar të kryejë, kërcënojnë stabilitetin e rajonit kurd, ndërsa operacionet ushtarake të Turqisë kundër kësaj organizate vazhdojnë në mënyrë efektive. Duke përfituar nga kaosi në rajon, PKK-ja, një organizatë terroriste e vendosur në zonat malore në veri të Irakut që nga Lufta e Parë e Gjirit, i përdor ato si baza për sulme terroriste në Turqi dhe me kalimin e kohës ajo filloi të imponohej drejtpërdrejt si një forcë alternative për Administratën Rajonale Kurde të Irakut. Ndërsa forcat peshmerge luftuan me sulmet e organizatës terroriste DAESh, PKK-ja e përdori këtë situatë si një mundësi, duke marrë nën kontroll qindra fshatra. Sidomos dominoi në rajonin e Sinjarit nën petkun e luftës kundër DAESh-it, ku gjithashtu themeloi struktura nën-terroriste të përbërë nga eziditë. Gjatë këtij procesi, Turqia ka transferuar luftën e saj kundër PKK-së matanë kufijve dhe ka filluar të kryejë operacione efektive si në Siri ashtu edhe në Irak. Me Operacionet Kthetra të kryera pas Operacioneve të Vendosmërisë organizata pësoi humbje të mëdha, veçanërisht përgjatë vijës kufitare turke. Ajo ka humbur shumë vende. Ushtria Turke mori nën kontroll kodrat dominuese të atyre që organizata terroriste PKK i quajti "Zonat e Mbrojtjes së Medias", duke bërë që organizata të tërhiqet më në jug.

 

Ndërsa organizata terroriste PKK mbeti në një pozitë të vështirë serioze në Irak, ajo filloi të akuzojë Partinë Demokratike të Kurdistanit (KDP) për dhënien e informatave ushtrisë turke. Kjo çoi në marrëdhënie të tensionuara midis dy strukturave. Së fundmi, prania e vazhdueshme e PKK-së si një element terrorist destabilizues në rajon, madje ndjekja e një politike ekspansioniste, kërcënoi interesat e Erbilit. Si rezultat i presionit në rritje të Turqisë, peshmergët morën masa dhe filluan të bëjnë presion mbi organizatën në shumë pika. Kundër vendosjes së njësive të forcave speciale peshmerge dhe zeravani në zonat Zini Verte dhe Gara, PKK-ja u përgjigj ashpër dhe filloi të kryejë sulme të drejtpërdrejta. Ajo gjithashtu sulmoi tubacionet e naftës, që janë shtyllë e ekzistencës së Administratës Rajonale Kurde. Në këtë pikë, tezat e Turqisë për veriun e Irakut vërtetohen një nga një. Turqia deklaronte se prania e PKK-së në rajon është kërcënim i madh dhe element i paqëndrueshmërisë jo vetëm për Ankaranë, por gjithashtu edhe për Erbilin. Tani qeveria e Erbilit duhet të përballet gjithnjë e më shumë me realitetin e PKK-së. Në një kohë kur luftimet kanë filluar, ka më shumë të ngjarë që peshmerget së bashku me Ushtrinë Turke të kryejnë operacione të gjera ushtarake kundër organizatës terroriste PKK.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme