Analiza e javës – Lufta e Karabakut dhe krimet e luftës së Armenisë

Analizë nga Can ACUN ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me luftën armeno-azerbajxhanase në rajonin e Karabakut Malor.

1518299
Analiza e javës – Lufta e Karabakut dhe krimet e luftës së Armenisë

Analiza e javës – Lufta e Karabakut dhe krimet e luftës së Armenisë

Azerbajxhani vazhdon operacionet e tij ushtarake në rajonin e Karabakut Malor me qëllim që të shpëtojë territorin e tij, i cili është okupuar për më shumë se tre dekada. Nga ana tjetër, Armenia duke mos treguar rezistencë ndaj ushtrisë azerbajxhanase në terren, sulmon qytete të tilla si Ganxha (Ganja) dhe masakron civilët. Shohim që mënyra e veprimit të Armenisë bazohet në një strategji të vetëdijshme. Për të qenë në gjendje të zbatojë Marrëveshjen e Sigurisë Kolektive të nënshkruar me Rusinë ajo detyron Azerbajxhanin të luftojë jashtë rajonit të Karabakut Malor. Armenia qartë po kryen krime lufte me këtë strategji. Ushtria e Azerbajxhanit vazhdon me operacionet e saj ushtarake në Karabakun Malor për gati një muaj. Ndërsa ushtria vazhdon operacionet e saj kryesisht nga aksi verior dhe jugor, ajo ka bërë progres të rëndësishëm kohëve të fundit, veçanërisht në drejtimin jugperëndimor. Përveç rajoneve të rëndësishme si Fuzuli dhe Jabrail edhe Zengilan është marrë gjithashtu, duke shkëputur plotësisht lidhjen kufitare midis forcave armene dhe Iranit. Pas këtyre fitoreve në terren, Ushtria Azerbajxhanase po kërkon të arrijë në korridorin e Laçinit duke lëvizur në veri nga vija jugore. Kështu synohet  të ndërpritet linja kryesore e logjistikës së Armenisë me Karabakun Malor.

Nga ana tjetër, forcat armene kërkojnë mënyra t’i mbrojnë gradualisht vijat e frontit. Sidoqoftë, dominimi ajror i Azerbajxhanit nga pothuajse ditët e para të luftës, mundësitë teknikë të nivelit të lartë, veçanërisht dronët e armatosur të siguruara nga Turqia, nuk u japin armenëve shumë shanse në vijat e para të frontit. Armenët pësojnë humbje të rënda dhe tërhiqen gradualisht nga fronti. Ndërsa Armenia sheh se humbet luftën në terren, ajo është në kërkim të mënyrës për të ndryshuar ekuilibrin në luftë me strategji të ndryshme në favor të saj. Nga njëra anë, Kryeministri armen Pashinyan ka qenë në kontakt me liderë të tillë si Putin, Macron dhe Trump në kërkim të një armëpushimi, ndërsa Ushtria Armene po provokon Azerbajxhanin në tentim të përhapjes së luftës duke synuar drejtpërdrejt qytetet azerbajxhanase që nuk ndodhen në vijën e frontit.

Shumë qytete të Azerbajxhanit, veçanërisht Ganxha kanë qenë në shënjestër të drejtpërdrejt të sulmeve me raketa balistike, ndërsa deri më tani më shumë se 90 civilë janë vrarë në këto sulme. Armenia po përpiqet të bëjë që Azerbajxhani ta qëllojë jashtë rajonit të Karabakut me qëllim që Rusia në kontekstin e Marrëveshjes së Organizatës së Sigurisë Kolektive të përfshirë në luftë. Azerbajxhani, megjithatë, duket se është përqendruar në shpëtimin e territoreve të okupuara të Karabakut Malor para se të vijë në provokime të Armenisë. Kjo është ajo që është racionale. Pas marrjes së linjave logjistike që kalojnë përmes korridorit Laçin dhe Kelbecer nga Ushtria Azerbajxhanase, lufta mund të mos zgjasë shumë gjatë.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme