Analiza e javës – Politika botërore pas zgjedhjeve në ShBA

Vlerësimi i prof.asc. Murat YEŞİLTAŞ, Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me zgjedhjet presidenciale në ShBA dhe ndikimin e tij në politikën globale.

1514513
Analiza e javës – Politika botërore pas zgjedhjeve në ShBA

Analiza e javës – Politika botërore pas zgjedhjeve në ShBA

Epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) shënoi me plotë kuptim të fjalës zgjedhjet presidenciale të SHBA-së që do të mbahen më 3 nëntor 2020. Trump, i cili kaloi vitet e tij të para duke formuar ekipin e tij, ose nuk mund të bënte emërime në shumë pozita kritike ose njerëzit që ai emëroi detyroheshin të linin pozitat e tyre pas një kohe. Presidenti amerikan, i cili duhej të punonte me tre këshilltarë të ndryshëm për çështjet e sigurisë kombëtare, gjithashtu nuk pati sukses ashtu siç dëshironte edhe në çështjet e ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes. Ai bëri përpjekje për të kapërcyer tronditjen e periudhës së parë me një retorikë të ashpër të politikës së jashtme, ndërsa iu desh të merrej edhe me hetimin për shkarkimin e tij në mes të mandatit. Marrëdhënia e tij me Rusinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 mjaftonte për ta futur Trumpin dhe ekipin e tij të fushatës zgjedhore në shumë telashe.

Trump, i cili u desh të merrej me epideminë e koronavirusit në vitin e fundit të mandatit të tij, nuk duket se ka qenë i suksesshëm në trajtimin e problemeve të gjera dhe të thella të shkaktuara nga kjo epidemi. Në fakt, Trump shihet si përgjegjësi kryesor i ekonomisë që është përkeqësuar me epideminë, e cila u mbështet nga votuesit amerikanë për shkak të politikave të ashpra tregtare që ai zbatoi para pandemisë për të ngritur nivelin e ekonomisë dhe për të forcuar SHBA-në. Për këtë arsye, sipas sondazheve parazgjedhore, rivali i tij Biden kryeson përpara Trumpit. Nuk është e mundur të themi tani se kush do t'i fitojë zgjedhjet presidenciale në ShBA, por kushdo që fiton, një periudhë e pasigurisë së thellë e pret politikën botërore.

Ndërsa Trump zgjodhi të përdor sërish sloganin "Amerika së pari" gjatë fushatës së tij me të cilën synon t'i bëjë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish të shkëlqyera, ai gjithashtu bën premtime mbi rolin që do të luajnë SHBA-të në politikën botërore tani e tutje. Nëse merren parasysh katër vitet që lamë pas, mund të themi se do të ketë një SHBA që do të luajë më pak rol në sistemin global dhe do të kujdeset për problemet e saj brendshme. Nga ana tjetër, Biden, duket se ka adoptuar një politikë të jashtme që premton se SHBA-ja do të kthehet në sistemin global. Cilido kandidati presidencial të fitojë, është e dobishme që këtu të nënvizohen tre pika të rëndësishme.

E para ka të bëjë me pozicionin që SHBA do të marrë në politikën botërore. Nëse fiton Trump, është e mundshme që SHBA-të të marrin një pozicion më të ashpër në politikën botërore me efektin e epidemisë. Në krye të këtij pozicioni ndodhet konkurrenca ekonomike midis SHBA-së dhe Kinës. Mund të thuhet se Trump do të mbyllë SHBA-në dhe do të përqendrohet më shumë në Kinë. Realizimi i një mundësie të tillë do të thotë gjithashtu që SHBA do të angazhohen më pak në përgjegjësitë e tyre ndërkombëtare. Lidhja midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe institucioneve të qeverisjes globale, veçanërisht të OKB-së, mund të dobësohet më tej në një skenar të tillë dhe SHBA-të mund të projektojë një rol më të vogël për vete në sistemin ndërkombëtar.

Çështja e dytë është që nëse Biden fiton në zgjedhje, SHBA-ja do të përpiqet të rimarrë pozicionin e saj të udhëheqësit global duke e ripozicionuar atë në politikën ndërkombëtare. Është interesante që një pretendim i tillë kërkon që Shtetet e Bashkuara të konkurrojnë fort me Kinën. Me fjalë të tjera, të dy presidentët do të duhet të merren me çështjen kineze. Sidoqoftë, nëse Biden zgjidhet, duhet të pritet që politika e jashtme amerikane të jetë më aktive. Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Biden u përpoq të dilte me një hartë që do të rikthente respektin për fuqinë amerikane që ishte shkrirë nën udhëheqjen e Presidentit Trump. Ky udhërrëfyes do të thotë që SHBA-të të shqetësohen më shumë për problemet ndërkombëtare. Ndryshe nga Trump do të ketë një NATO më efektive, një OKB më efektive dhe një diplomaci më efektive amerikane.

Çështja e tretë është nëse SHBA-të janë në gjendje të gjejnë atë që kërkojnë në të dy mundësitë. Në fund mbajtja e politikës së izolimit nga Trump dhe vazhdimi i politikave globaliste nga Biden dalin në të njëjtin vend. Nuk është e lehtë të tërhiqesh, as të rikontrollosh sistemin ndërkombëtar. Prandaj, politika botërore do të jetë mjaft aktive pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së. Kur të gjitha këto çështje i shtohen epidemisë së koronavirusit, është e qartë se politika botërore po përballet me një sfidë më gjithëpërfshirëse.

Autor: Prof. Asc. Murat YESILTAS

                   



Lajme të ngjashme