Analiza e javës – Kriza e Libisë dhe zgjidhja e saj

Vlerësimi i profesorit të asociuar Murat YEŞİLTAŞ, Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1496889
Analiza e javës – Kriza e Libisë dhe zgjidhja e saj

Analiza e javës – Kriza e Libisë dhe zgjidhja e saj

Zhvillimet e fundit në Libi gjatë kalimit nga arena ushtarake në arenën politike, mobilizuan dinamika të ndryshme. Pas takimeve të dialogut të mbajtura në Marok dhe Montro, qëllimi dhe diskurset e ristrukturimit të Këshillit Presidencial fituan bazë. Prandaj, paralelisht me tensionin e brendshëm politik të shkaktuar nga demonstratat publike në Tripoli dhe Bengazi, Kryeministër i Qeverisë legjitime të Pajtimit Kombëtar, Serraj dhe i ashtuquajturi Kryeministër i Haftar-it, Tinni, deklaruan se do të tërhiqen nga postet e tyre. Struktura e re e Këshillit Presidencial dhe fusha e rrëshqitshme politike tashmë po njoftojnë tensione të reja pas deklaratës së Serraj-it për të dorëzuar postin e tij në tetor.

Duket e sigurt se mund të ketë një rritje të përpjekjeve të shteteve që mbështesin Haftar-in për të sjellë mbështetësit e tyre në stafin kritik të institucioneve shtetërore. Natyrisht që një pamje e tillë do të mobilizojë individë dhe grupe që kërkojnë të krijojnë një të ardhme politike për veten e tyre në Libi në drejtim të gjetjes së mbështetjes së jashtme. Për këtë arsye, struktura konkurruese shoqërore dhe politike e Libisë mund t'i nënshtrohet koalicioneve të reja ose shpërbërjes. Me fjalë të tjera, rivaliteti i brendshëm politik i Libisë po përgatitet për një vit të vështirë.

Për sa i përket zgjidhjes politike; Bisedimet në Marok midis Halid Mishri, Kryetarit të Këshillit Suprem të Shtetit dhe Akila Salih, Presidentit të Dhomës së Përfaqësuesve, duken vendimtare në dhënien fund të krizës në Libi. Megjithëse nuk është bërë ndonjë deklaratë konkrete, është e jashtëzakonshme që Mishri zhvilloi takime në Ankara dhe Haftar dhe Salih në Kajro gjatë javës. Përveç kësaj, përpjekja për të mbajtur së bashku Haftar-in dhe Salih, të cilët dihet se nuk kanë marrëdhënie të mira mes tyre, e vë në vështirësi Sisin. Ndërkaq bisedimet në Montro, të quajtura “Dialogu i Libisë”, dolën në pah si një zhvillim më konkret. Fillimi i procesit politik dhe ristrukturimi i Këshillit Presidencial u deklarua si një temë kompromisi. Në fakt, Serraj deklaroi ndryshimin politik pas këtij njoftimi.

Siç mund të shihet skena politike libiane ka filluar të nxehet. Ndërsa atmosfera politike rritej, filloi të ndihej ligjërimi dhe udhëzimet në terren të diktuara nga shtetet që donin të kontrollonin fushën libiane. Në të vërtetë bisedimet mes Turqisë dhe Rusisë për Libinë shqetësojnë vendet tjera. Njoftimi i ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov për “pajtimin me Turqinë” këtë javë janë gjithashtu të rëndësishme nga konteksti i kohës. Sepse të dy vendet kanë një tipar të përbashkët: Praninë e tyre ushtarake në Libi.

Kërkesa e dyshes Haftar-Salih dhe të vendeve mbështetëse të tyre në lidhje me të ardhmen politike të Libisë është dhënia fund e pranisë së Rusisë dhe Turqisë në Libi. Në fakt, reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj pranisë ruse shihet qartë në deklaratat e Komandës Afrikane të SHBA-së. Prirjet e SHBA-së për të vënë në vend të njëjtë me rusët edhe Turqinë janë të forta. Për më tepër, përpjekjet e SHBA-së me një dimension ekonomik përtej shqetësimeve ushtarake dhe politike janë të jashtëzakonshme. Për shembull, SHBA-ja dëshiron të kontrollojë të ardhurat e naftës në Libi në një bankë amerikane. Ajo dëshiron të mbikëqyrë llogaritë e Bankës Qendrore të Libisë dhe të mbizotërojë sektorin financiar përmes një kompanie amerikane. Gjithashtu dëshiron të eksportojë produkte të mbrojtjes duke i dhënë tenderin e reformës së sektorit të sigurisë në Libi kompanisë amerikane “Jones”. Nga ana tjetër është e detyrueshme që SHBA-ja të bashkëpunojë me Turqinë për t’i mbajtur llogaritë e saj.

Ndërkaq shihet se edhe Gjermania së bashku me SHBA-në rritën iniciativat e tyre politike përpara aktorëve libianë si dhe bashkësisë ndërkombëtare. Ambasadori gjerman Oliver Owcza gjatë javës vizitoi ministrat libianë nga njëra anë dhe institucionet libiane nga ana tjetër. Agjenda ishte të udhëzojë Libinë për të përmirësuar infrastrukturën e saj. Sidoqoftë, kuptohet qartë që qëllimi i këtyre kontakteve është përgatitja e mjedisit tregtar pas zgjidhjes politike.

Paralelisht me negociatat midis Rusisë dhe Turqisë, është e rëndësishme për të kapur iniciativën në Libi. Për këtë është e nevojshme të formësohet politika libiane dhe të përjashtohen nga terreni shtetet e tjera. Në këtë kontekst, në përgjigje të marrëveshjes turko-ruse me iniciativën e SHBA-së dhe Gjermanisë është planifikuar të mbahet Konferenca e dytë e Berlinit. Në konferencë, aktorët që përsërisin vazhdimisht ligjërimin e pajtimit dhe zgjidhjen politike do të shtyhen deri në pikën e pranimit të zgjidhjes që do të diktohet. Në këtë kontekst bisedimet e zhvilluara mes Rusisë dhe Turqisë për Libinë do të mbeten të pakuptimta. Në fakt, kërkesa për tërheqjen e milicive të huaja nga Libia do të shprehet veçanërisht nga SHBA-ja në konferencë. Transformimi në ekuilibrat e brendshëm politikë do të ndikojë gjithashtu në reflektimet e rezultateve të kësaj konference për Libinë. Me fjalë të tjera, paralelisht me vendimet që do të merren në Konferencën e dytë të Berlinit, një sekuencë e aleancës së re midis shteteve të përfshira në Libi duket e mundshme. Mund të pritet që politika libiane të ndikojë në këtë sekuencë dhe do të përpiqet të përfitojë nga sekuencat e mundshme.  

Autor: prof. asc. Murat YESILTAS 



Lajme të ngjashme