Analiza e javës – Lufta me prokurë në Siri

Analizë nga Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1492904
Analiza e javës – Lufta me prokurë në Siri

Analiza e javës – Lufta me prokurë në Siri

Revolucioni sirian, i cili filloi në vitin 2011, përveç të qenit një luftë e brendshme ai hap pas hapi u shndërrua në një nga qendrat e luftës rajonale dhe globale për pushtet. Ndërsa lufta në territorin e vendit u kthye në një luftë me prokurë me ndërhyrjen e shumë aktorëve nga jashtë, ndryshuan edhe aktorët dhe angazhimet e tyre në terren. Ndërkaq vendet që u dalluan prej fillimit të revolucionit me politikat e qëndrueshme për Sirinë janë Turqia, Rusia dhe Irani. Ndërkohë që Turqia mbështetë opozitarët sirianë, Rusia dhe Irani vazhdojnë të qëndrojnë pranë regjimit të Esadit. Ndërkaq Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjetojnë batica dhe zbatica në politikat e Sirisë.    

Në vitet e para të revolucionit sirian, vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetën opozitarët sirianë kundër regjimit, ndërsa hoqën dorë nga mbështetja me fitimin e hapësirës nga organizata terroriste DAESH dhe ndërhyrjen e Rusisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynë në një angazhim ushtarak me YPG-në, fraksionin e organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, dhe krahun e saj politik PYD, ndërsa krijuan një sferë të ndikimit, veçanërisht në veri-lindje të vendit. Nga ana tjetër, vendet e tjera perëndimore e konsiderojnë ende opozitën siriane si të ligjshme, por nuk ofrojnë më mbështetje konkrete. Ndërkaq SHBA-ja vazhdon të jetojë zigzage në çështjen e politikës së saj për Sirinë. Ndërsa po deklaronte vijat e kuqe gjatë periudhës së Obamas dhe më pas u tërhoq shumë herë, kohët e fundit është zbuluar se Obama në të vërtetë hapi hapësirë ​​për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Siri në shtator të vitit 2015. Megjithëse gjatë periudhës Trump kishte një vullnet për të tërhequr trupat amerikane, CENTCOM-i dhe personat në pozicione të ndryshme në SHBA arritën ta pengonin Trumpin që të tërhiqej plotësisht. Këtu çështja e naftës është kthyer në një kartë të rëndësishëm kundër Trumpit. Aktualisht, trupat amerikane vazhdojnë të kontrollojnë rajonet e pasura me naftë në lindje të Eufratit nga rajoni Rimelan deri në Deir ez Zor. Gjithashtu vazhdojnë të mbështesin edhe organizatën separatiste terroriste PYD/YPG nën çatinë e Forcave Demokratike Siriane.

Nga ana tjetër Rusia vazhdon ta mbështesë regjimin sirian, megjithëse ka probleme të ndryshme me administratën e Damaskut. Edhe pse  Rusia pretendon se vendi duhet të jetë plotësisht nën kontrollin e regjimit të Esadit, ajo duke parë që kjo nuk është e mundur në politikën reale vazhdon raportet politike/ushtarake me Turqinë në kontekstin e procesit të Astanës. Duke përdorur presion ushtarak mbi Idlibin, Rusia përpiqet të detyrojë Turqinë të hedhë hapa të ndryshme në favor të saj. Nga ana tjetër, ajo mban marrëdhëniet e saj me YPG-në në nivele të ndryshme, veçanërisht në Tel-Rifat dhe rajonin e Menbixhit. Përveç kësaj, Rusia ka hyrë në një luftë serioze për pushtet me SHBA-në në lindje të Eufratit, veçanërisht në vijën Malikiye-Fishabur. Këtu ajo shpesh kryen patrullime dhe vjen në konfrontim të drejtpërdrejtë me ushtarët amerikanë. Rusia hap pas hapi, është në një trend taktik që do të shtyjë SHBA-në të largohet nga ky rajon. Një çështje tjetër e rëndësishme për Rusinë në fushën siriane është rivaliteti i saj me Iranin. Edhe pse vazhdon të bashkëpunojë me Iranin kundër opozitarëve dhe mbetjeve të DAESH-it, Rusia në anën tjetër përpiqet të zvogëlojë zonën e ndikimit dhe kontrollit të Iranit. Ajo bën përpjekje të forcojë ndikimin e saj në regjimin sirian kundër Iranit.

Autor: Can ACUN  



Lajme të ngjashme