Analiza e javës - Lufta e Turqisë kundër terrorit të PKK-së

Analizë e Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1476748
Analiza e javës - Lufta e Turqisë kundër terrorit të PKK-së

Ndërkohë që mediat përcjellin lajmet për vrasjen e njëpasnjëshme të liderëve të organizatës separatiste terroriste PKK, duket se Turqia ka filluar t’i marrë rezultate e strategjisë së ndryshuar në luftën kundër terrorizmit viteve të fundit. Pas tentativës së dështuar për grusht shtet më 15 korrik 2016 Turqia me doktrinën e saj të re të sigurisë vuri në jetë strategjinë e asgjësimit të kërcënimeve në burim. Në të njëjtën kohë me mundësi të reja teknike të zhvilluara me mundësi vendore dhe kombëtare, ajo arriti ta dobësojë organizatën terroriste PKK si asnjëherë më parë.

Turqia viteve të fundit është duke shfaqur një strategji shumë agresive ndaj organizatës terroriste, të cilën mund ta quajmë si presion i plotë në terren. Për ta mbajtur vazhdimisht nën presion praninë aktuale të organizatë së përhapur në Irak dhe Siri, Turqia ka vënë në jetë mënyrën e re të veprimit për të dobësuar strukturën e komandës dhe kontrollit të organizatë duke synuar stafin drejtues të saj. Turqia pak pas 15 korrikut me operacionin “Mburoja e Eufratit” i filloi operacionet matanë kufirit, të cilat vazhduan me operacionet “Dega e Ullirit”, “Burimi i Paqes”, “Operacionin e Vendosmërisë” dhe me operacionin “Kthetra-Tigri” që vazhdon ende, bën përpjekje për t’i minimizuar aftësitë operacionale të organizatës terroriste duke e lënë pa territor dhe duke e mbajtur nën presion të vazhdueshëm në Irak dhe Siri. Ajo edhe më herët ndërmori operacione matanë kufirit dhe u tërhoq nga rajonet përkatëse, ndërsa tani me kontrolle të vazhdueshme të zonave të operacionit parandalon riorganizimin e organizatës terroriste. Krahas të gjitha këtyre Turqia tani në mënyrë më efikase brenda një strategjie përkatëse synon liderët e organizatës terroriste dhe përpiqet për të neutralizuar strukturën komanduese dhe të kontrollit të saj. Gjatë viteve të fundit ajo neutralizoi një numër të madh të ekzekutivit të organizatës terroriste KCK si dhe një numër të rëndësishëm të komandantëve në terren në Irak dhe Siri. Këtu krahas shërbimit efikas të inteligjencës ndikim të madh kanë edhe mjetet ajrore pa pilot (dronët) të zhvilluara me mjete vendore dhe kombëtare.

Dronët e armatosur TB2 dhe Anka të zhvilluara nga Turqia, të cilat admirohen nga bota, pothuajse i dhanë fund plotësisht lëvizshmërisë dhe një godite të madhe motivimit moral të organizatës terroriste. Ndërkohë që numri aktual i pjesëtarëve të organizatës terroriste në Turqi është ulur në 300, organizata ka kaluar në pozicion të mbrojtjes në Irak dhe Siri dhe në masë të madhe ka humbur aftësinë për të kryer akte terroriste dhe për të ndërmarrë kundërsulme.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme