Analiza e javës – Provokim në Idlib

Analizë nga Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1460734
Analiza e javës – Provokim në Idlib

Edhe në kohën kur nuk ka konflikte në shkallë të gjerë në Siri, gjithmonë ka zhvillime të rëndësishme. Shumë aktorë të jashtëm dhe të brendshëm përpiqen të forcojnë pozitat duke bërë lëvizje ushtarake dhe politike në përputhje me interesat e tyre. Lufta civile në Siri, e cila la pas tetë vjet, vazhdon të ndjekë një kurs dinamik. Ndërsa disa aktorë përpiqen të bëjnë lojëra në favor të tyre, të tjerët vazhdojnë të bëjnë lëvizje që do ta parandalojnë këtë dhe investojnë në kaos në këtë vend. Marrja në objektiv të patrullës së përbashkët turko-ruse në Idlib kohët e fundit mund të lexohet në këtë kontekst. Idlibi, i cili ishte bastion i fundit i opozitarëve, ku jetonin afërsisht 3.5 milionë njerëz, ka qenë në shënjestër të regjimit dhe mbështetësve të tij, ndërsa për shkak të përleshjeve të jetuara janë zhvendosur qindra mijëra njerëz dhe u vranë mijëra të tjerë. Këto sulme arritën të ndalen vetëm me ndërhyrjen e Turqisë, ndërkaq me anë të një marrëveshjeje të arritur mes Turqisë dhe Rusisë u vu në jetë edhe armëpushimi.

Në këtë kontekst ushtarët turq dhe rusë filluan me patrullime të përbashkëta në autostradën M4 dhe kjo zonë ishte duke u zgjeruar hap pas hapi. Pasi patrullimi i 20-të i përbashkët në rajonin Idlib arriti në Badama, patrulla e 21-të e përbashkët u planifikua të mbulojë tërë itinerarin e përcaktuar në Moskë dhe ishte paraparë që këto patrullime të jenë të suksesshme. Por, gjatë patrullimit ndaj ushtarëve rusë u krye një sulm me autobombë dhe nuk u arrit të përfundohet itinerari i dakorduar mes Turqisë dhe Rusisë.

Përgjegjësinë për sulmin në fjalë e mori organizata e quajtur “Hattap Shishani”. Emri që përdorë kjo organizatë është shumë domethënës për Rusinë. Në fakt, kjo organizatë duke iu referuar çeçenëve i jep një mesazh të drejtpërdrejtë Rusisë. Kur vlerësojmë se nuk ka një organizatë të njohur të quajtur “Hattap Shishani” si në Idlib ashtu edhe në rajone të tjera të kontrolluara nga opozitarët në Siri, dalin pikëpyetje të rëndësishme. Është e mundur që kjo organizatë, e cila u kuptua se u themelua në letër, e ka kryer këtë sulm në emër të strukturës së lidhur me Al-Kaedën, të quajtur Huraseddin, ndërsa një tjetër dyshim është se ky gjithashtu mund të jetë akt i një aktori të tretë që po synon të prishë marrëveshjen turko-ruse. Në fakt, forcat ajrore ruse organizuan shumë operacione ajrore pas sulmit në Idlib. Ndërsa ishin duke bombarduan elementët e opozitarëve në këtë rajon, ato goditën edhe qytetin Al-Bab, duke shkaktuar kështu vdekjen e disa civilëve. Kështu Rusia duke e kthyer në një mundësi sulmin ndaj ushtarëve të saj ajo bombardoi opozitarët e moderuar të mbështetur nga Turqia dhe kjo është tregues se sa e brishtë është marrëveshja e Moskës. Aktorët e brendshëm dhe të jashtëm, të cilët përpiqen të parandalojnë Turqinë dhe Rusinë, nuk qëndrojnë të heshtur, ndërsa edhe njëherë u tregua se përpiqen ta manipulojnë procesin me akte proaktive.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme