Analiza e javës - Zhvillimet e fundit në ekuacionin e Libisë

Analizë nga Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1452207
Analiza e javës - Zhvillimet e fundit në ekuacionin e Libisë
terhune libya toplu mezar.jpg
sirte.jpg
umh trablus.jpg

Analiza e javës - Zhvillimet e fundit në ekuacionin e Libisë

Zhvillimet në Libi, ku ndërhyrja e Turqisë në favor të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar i ndryshoi të gjithë ekuilibrat në terren, vazhdojnë si në fushën ushtarake, ashtu edhe në atë politike. Ndërsa forcat e qeverisë, të mbështetura nga Forcat e Armatosura të Turqisë, janë duke bërë përgatitje të gjatë për të rimarrë qytetet Sirte dhe Xhufra. Ato janë dislokuar përreth këtyre rajoneve dhe janë në kërkim të përforcimit të forcave me sistemet e mbrojtjes ajrore. Nga ana tjetër, milicitë besnike të Haftarit me financimin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) janë në kërkim të rezistencës ushtarake duke sjellë në Libi përmes Sirisë avionët luftarakë rusë, si dhe milicitë e regjimit të Esadit. Përveç zhvillimeve ushtarake, terreni i Libisë është shumë aktiv edhe në fushën e diplomacisë. Ndërkohë që krahas Turqisë, edhe Franca me Italinë forcojnë më shumë praninë e tyre, gjenerali puçist në Egjipt Es-Sisi, me orientimin e Emiratet e Bashkuara Arabe, deklaroi haptazi se ata mund të ndërhyjnë në konfliktin në Libi.               

Me ndryshimin e rrjedhës së konfliktit që vazhdon për një kohë të gjatë në Libi me mbështetjen që Turqia u jep forcave të qeverisë legjitime, aktorët që mbështesin Haftarin duket se janë detyruar të kërkojnë rrugë të tjera për një ndërhyrje të drejtpërdrejt. Koalicioni i formuar nga vende si Rusia, Franca, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, edhe pse vendet pjesëmarrëse në të kanë interesa të ndryshme, në thelb ka nisur të bëjë lëvizje të njëpasnjëshme në mënyrë që të parandalojnë forcat e qeverisë ta mposhtin plotësisht Haftarin dhe të dominojnë të gjithë Libinë. Prioritetet e tyre kryesore ishin mobilizimi i tryezës së diplomacisë, vendosja e një armëpushimi për një afat të caktuar dhe shpëtimi i forcave të Haftarit nga disfata. Gjatë kësaj periudhe tërheqja e Haftarit tani për tani u ndalua me dërgimin e shumë avionëve luftarakë nga Rusia dhe transferimin e forcave të milicisë së regjimit të Esadit në vijat e frontit në Libi me financimin e dhënë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përsëri, sulmet ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj bazës ajrore Vatiyye në perëndim të vendit ishin një manifestim i rëndësishëm për të treguar se sa i vendosur është koalicioni në fjalë. Këto vende të paktën dëshirojnë të ruajnë situatën aktuale dhe të parandalojnë që qytetet Sirte dhe Xhufra të bien në duart e forcave të qeverisë së bashku me fushat e pasura me naftë, të njohura si “Gjysmëhëna e naftës”. Turqia vazhdon me mbështetjen e saj për qeverinë legjitime. Vizitat e nivelit të lartë nga Turqia në Tripoli dhe marrëveshjet e bëra më pas e forcuan këtë çështje. Natyrisht Turqia dëshiron t'i japë një shans diplomacisë në fushën libiane dhe bën përpjekje për vendosjen e një armëpushimi të përhershëm për të nisur më pas procesin e zgjidhjes politike. Dhe për këtë duhet që të gjitha forcat të tërhiqen në kufijtë e Marrëveshjes Suheyrat të nënshkruar në vitin 2015 në Marok, pra duhet që dy rajonet kritike si: Sirte dhe Xhufra të kalojnë në kontrollin e qeverisë legjitime. Por me sa duket, për momentin nuk është e mundur që palët të bien dakord në këtë kontekst. Gjithsesi ne mund të parashikojmë që forcat e qeverisë legjitime në ditët në vijim do të fillojnë një operacion ushtarak për të marrë qytetin Sirte.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme