Analiza e javës - Udhëkryqi i Libisë

Analizë e profesorit të asociuar Murat YEŞİLTAŞ, Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1447927
Analiza e javës - Udhëkryqi i Libisë

Analiza e javës - Udhëkryqi i Libisë

Pas suksesit të njëpasnjëshëm të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi, shihet se të gjitha palët kanë riformatizuar pozicionet e tyre. Tanimë nuk bëhet fjalë për sigurinë e Tripolit dhe kërcënimet për ekzistencën e qeverisë legjitime janë zhdukur. Ndërkohë që Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e cila siguroi sukses në masë të madhe me mbështetjen e Turqisë, nga njëra anë bën përpjekje të forcojë legjitimitetin e saj dhe të fitojë arritje të reja në fushë, nga ana tjetër, me të njëjtën mbështetje, po përgatitet për ristrukturimin e vendit.

Ndërkaq forcat e Haftar-it u vendosën në pozicionin e mbrojtjes, ndërsa qëllimi i tyre kryesor është të mos humbin edhe më shumë territore.  , pritjet e mbështetësve të Haftar-it për të qenë në anën fituese në luftë gjithashtu kanë ndryshuar dhe ata kanë filluar të minimizojnë humbjet e tyre në mënyrë që të mos jenë në anën që ka humbur plotësisht. Për këtë qëllim, ata filluan një aktivitet intensiv për të ndaluar përparimin ushtarak të forcave të qeverisë.

Në dritën e zhvillimeve të fundit, status quo-ja dhe kontrolli i territoreve në Libi nuk është përfundimtar, por i përkohshëm. Sidoqoftë, drejtimi i zhvillimeve lidhet me “vijat e kuqe” që palët deklaruan në mënyrë të nënkuptuar ose në mënyrë të qartë dhe se si do të tejkalohen këto vija. Për qeverinë legjitime dhe Turqinë, e cila e mbështetë, vijat e kuqe janë të qarta, ato do të përfshijnë dhe jo vetëm qytetet Sirte dhe Xhufra, ndërsa kërkojnë edhe largimin e grupeve të milicisë puçiste dhe mercenarëve nga territoret që ata kontrollojnë si dhe vendosjen e autoritetit shtetëror në të gjithë Libinë, duke siguruar stabilitetin politik dhe ekonomik. Ndërsa arrihet ky qëllim, negociatat diplomatike dhe politike nuk përjashtohen në asnjë fazë; megjithatë, nuk do të hezitojnë që të përdorin edhe metoda ushtarake atëherë kur bëhet e nevojshme.

Pas dështimeve në fushë, Haftar-i nuk ka më luksin të vendosë vija të kuqe individuale. Përkundrazi, këto vija të kuqe tërhiqen drejtpërdrejt ose indirekt nga mbështetësit e tij. Për shembull, megjithëse Rusia pretendon se nuk ka prani zyrtare ushtarake në Libi, ajo me angazhimin e saj nëpërmjet Wagner-it kohët e fundit ka transferuar avionët luftarakë për forcat e Haftar-it për të parandaluar Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të marrë kontrollin e Sirtes dhe Xhufras. Franca, nga ana tjetër, kur pa se nuk mund t’i kthejë investimet që kishte bërë në Haftar-in për vite me radhë, përsëriti thirrjen për armëpushim dhe u vu në veprim që të jetë në gjendje të shpëtojë të paktën disa prej investimeve të bëra dhe përdorë një gjuhë akuzuese kundër Turqisë, e cila është faktori kryesor i dështimit të Haftar-it. Qëllimi është që Turqia të izolohet nga proceset e Libisë. Padyshim që në këtë qëndrim të Francës përveç Libisë, gjithashtu ka ndikuar edhe humbja e ndikimit gjeopolitik në luftën për pushtet në Mesdheun Lindor.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, nga ana tjetër, përpiqen të mos qëndrojnë jashtë në proces, por përkundrazi të minimizojnë humbjet e tyre në Libi dhe të qëndrojnë në ekuacionin përmes Egjiptit dhe Ligës Arabe. Në këtë pikë, mund të thuhet se Egjipti me efektin e varësisë së tij ekonomike dhe politike me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite ka një qëndrim më të drejtpërdrejtë ndaj zhvillimeve të fundit. Pas marrjes nën kontroll të pjesës perëndimore të vendit nga ana e forcave të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe fillimit të operacionit të koduar “Rruga e Fitores” më 6 qershor për të marrë qytetet Sirte dhe Xhufra, administrata e Sisit të njëjtën ditë u mblodh në Kajro me Haftarin dhe Akile Salih dhe propozoi armëpushim dhe fillimin e procesit politike për zgjidhjen e krizës. Propozimi i bërë nën emrin e 'Deklaratës së Kajros', u mbështet fuqimisht nga të gjithë mbështetësit e Haftar-it. Sisi, i cili bëri një veprim tjetër pasi qeveria legjitime njoftoi se nuk do të ketë armëpushim përpara çlirimit të Sirtes dhe Xhufras dhe se po vazhdon të përgatitet për operacione në këto rajone, më 20 qershor deklaroi që Sirte dhe Xhufra janë "vijë e kuqe" për Egjiptin, ndërsa sinjalizoi që nëse këto rajone kalojnë në duart e qeverisë, ata mund të ndërhyjnë në Libi.

Në pikën e arritur ristrukturimi i shpërndarjes së forcës në Libi dhe rajon është i pashmangshëm. Ditët në vijim varen nga zhvillimet që do të përcaktojnë edhe fatin e Libisë. Padyshim që zhvillimet në Libi do të formësojnë edhe zhvillimet në rajon.

Autor: prof.asc. Murat YESILTAS     

 



Lajme të ngjashme