Faza e fundit në luftën e Libisë

Analiza e Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1434228
Faza e fundit në luftën e Libisë

Analiza e Javës - Faza e fundit në luftën e Libisë

Ushtria e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi me mbështetjen edhe të Turqisë pasi mposhti milicinë e gjeneralit puçist Halife Haftar para kryeqytetit Tripoli avancoi në drejtim të lindjes dhe filloi një operacion të ri për të vënë nën kontroll qytetin Sirte dhe bazën ajrore strategjike Xhufra. Ndërkaq Haftar në përpjekje që të paktën të ruajë situatën aktuale ushtarake në terren në kryeqytetin Kajro të Egjiptit u takua me Presidentin Sisi dhe bëri thirrje për armëpushim.  

 

Ndërkohë që efektet e mbështetjes, që Turqia i jep ushtrisë së Qeverisë së Pajtimit Kombëtar shfaqen çdo ditë gjithnjë e më shumë, gjenerali puçist Halife Haftar për herë të parë kaloi në pozicionin e mbrojtjes. Dislokimi i trupave turke në Tripoli dhe Misrata, fillimi i trajnimit dhe konsulencës dhe furnizimi me pajisje të nevojshme ushtarake të ushtrisë libiane ndryshoi tërësisht rrjedhën e luftës. Sidomos në rajonet perëndimore të vendit, milicitë e lidhur me Haftarin kanë filluar të tërhiqen me humbje të rënda. Tani në fokusin e konflikteve janë dy qytete me rëndësi strategjike. Qyteti Sirte që ndodhet në vijën bregdetare dhe Xhufra, në të cilën ndodhet një bazë ajrore shumë e rëndësishme.

Karakteristika që i bën këto dy qytete të rëndësishme është se ato janë portat që hapen në rajonin e quajtur ‘gjysmëhëna e naftës’, ku ndodhen burimet e rëndësishme. Ushtria e Qeverisë së Libisë dëshiron të arrijë dhe të vë nën kontroll rajonin në fjalë dhe të fillojë sërish me prodhimin dhe eksportin e naftës. Duke marrë parasysh kërkesat e vendeve të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), gjenerali puçist Halife Haftar ndaloi prodhimin dhe eksportet e naftës. Kështu do të bëhej presion ekonomik ndaj Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe me ndalimin e prodhimit të afërsisht 1.5 milionë fuçive naftë do të shkaktohej edhe rritja e çmimit. Në këtë kontekst, qeveria legjitime synon të kapë “gjysmëhënën e naftës” me Sirte dhe Xhufra përpara se të ulet në tryezë për një armëpushim dhe zgjidhje politike.

 

Krahas zhvillime të rëndësishme ushtarake në terren, në Libi po jetohen edhe zhvillime politike. Para së gjithash, vende të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusia, Egjipti, të cilat mbështesin gjeneralin Haftar po bëjnë përpjekje për të shpallur armëpushim të menjëhershëm dhe të parandalojnë humbjen e më shumë hapësire përballë Qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Por, më e rëndësishmja është që Haftari ka filluar të kërkojë aktorë të ndryshëm pas humbjes së tij ushtarake. Sidomos Akile Salih, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve me vendndodhje në Tobruk, është një nga emrat e spikatur. Ndërkaq Turqia, ndërkohë që vazhdon me mbështetjen ushtarake dhe politike të Qeverisë legjitime nga njëra anë, ajo në anën tjetër vazhdon të kërkojë pozicione të përbashkëta në Libi, veçanërisht në kontekstin e balancimit me SHBA-të dhe Rusinë. Shihet që kohëve të fundit politika libiane e SHBA-së ka filluar të ndryshojë në favor të qeverisë legjitime. Ndërkohë që prania ushtarake në rritje e Rusisë në lindje të Libisë shqetëson seriozisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës lind edhe nevoja që ajo të veprojë së bashku me Turqinë.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme