Analiza e javës – Dhimbja e transformimit global

Analizë e profesorit të asociuar Murat YEŞİLTAŞ, Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1429648
Analiza e javës – Dhimbja e transformimit global

Analiza e javës – Dhimbja e transformimit global

Epidemia e llojit të ri të koronavirusit i shkaktoi tronditje të madhe gjithë botës. Duket se kjo tronditje është thelluar me demonstratat në ShBA. Sipas disave, epidemia është kriza më gjithëpërfshirëse që bashkësia ndërkombëtare ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithëse kjo krizë ka të bëjë me shëndetin publik ajo ndezi sërish edhe debatet mbi rendin e ri botëror, që është njëra prej temave kryesore të politikës ndërkombëtare. Disa vlerësojnë që epidemia do të zbulojë një rend të ri botëror nën udhëheqjen e Kinës, ndërsa disa të tjerë pretendojnë që kriza do të zhdukë udhëheqjen amerikane. Ndërkaq disa të tjerë bëjnë të ditur se epidemia do t’i japë fund globalizimit dhe të tjerët shpresojnë të fillojë një epokë të re e bashkëpunimit global.

Vlerësimet nuk janë të kufizuara vetëm me kaq. Pritet që epidemia të forcojë nacionalizmin në një shkallë globale, të dobësojë rrjetet e tregtisë globale dhe të çojë në ndryshime të regjimit në vende të ndryshme.  Nuk është e mundur që politika ndërkombëtare të mos ndikohet nga të gjitha këto ndryshime gjithëpërfshirëse. Sidoqoftë, është jashtëzakonisht e vështirë të pretendosh se epidemia e koronavirusit do të sjellë një ndryshim rrënjësor në rendin global. Kriza aktuale është shfaqur dhe ka vazhduar si një krizë përballë qeverisjes globale, sesa një problem me rishpërndarjen e kapacitetit global të fuqisë. Ka të ngjarë që kjo krizë të bëjë presion më të ashpër në procesin e transformimit të rendit aktual global. Sidoqoftë, bota pas epidemisë së koravirusit nuk do t’i dëshmojë as paqes së re kineze dhe as ringritjes së paqes amerikane. Përkundrazi, të dy fuqitë do të lodhen në garë me njëra-tjetrën dhe do të shfaqen më shumë mundësi për një rend botëror më të ekuilibruar. Më e rëndësishmja është se në varësi të përmbajtjes dhe fushëveprimit të luftës gjeopolitike dhe ekonomike midis ShBA-së dhe Kinës, karakteri i përgjithshëm i sistemit ndërkombëtar dhe konkurrenca gjeopolitike në nënsistemet rajonale do të ndryshojnë gjatë periudhës së re.

 

Kriza në shkallë ndërkombëtare do të ndihet si një tkurrje globale dhe tkurrje e ekonomisë. Procesi i rimëkëmbjes dhe kthimit në normale në ekonominë globale do të vazhdojë në varësi të kohës kur do të përfundojë epidemia. Nga ana tjetër, konkurrenca midis ShBA-së dhe Kinës do të sjellë me vete disa pasoja gjeopolitike. Zbatimi i një strategjie më modeste nga ShBA duke miratuar një qëndrim më të fortë ndaj Kinës do të rezultojë në thellimin e çështjeve gjeopolitike dhe të sigurisë Azi-Paqësore dhe diversifikimin e mëtejshëm të çështjeve të qeverisjes globale duke u tërhequr nga disa marrëveshje dhe institucione ndërkombëtare.

Pasiguritë e bazuara në Azi-Paqësorë do të rriten më shumë pasi Kina miraton një strategji të rivendosjes që do të mund të balancojë strategjinë e ShBA në mënyrë të ngjashme. Si rezultat i kësaj konkurrence, mjedisi gjeopolitik global do të marrë një strukturë të brishtë. Gjithashtu shumë e mundur është që konkurrenca e ashpër mes ShBA-së dhe Kinës të ndikojë negativisht në nënsistemet e tjera rajonale . Prandaj, mundësitë për luhatje gjeopolitike në Bashkimin Evropian, marrëdhëniet transatlantike dhe në shkallë të Lindjes së Mesme dhe Azisë Jugore janë mjaft të larta. Sidoqoftë, e gjithë kjo nuk është e mjaftueshme për të shpallur fundin e rendit botëror.

Mënyra se si do të ndryshojë epidemia e koronavirusit botën është e varur drejtpërsëdrejti nga zhvillimet në ShBA. Vijat e thyerjes që u shfaqën me protestat e fundit do të dobësojnë më tej udhëheqjen globale të ShBA-së. Me ndikimin e koronës, është formuar një terren i ri politik. Ndërsa ky terren po shfaqet si protesta antiraciste në Amerikë, ai mund të shfaqet dhe të përhapet në rajone të tjera për arsye të ndryshme.

Autor: Prof.asoc. Murat Yesiltas



Lajme të ngjashme