Lufta e Idlibit dhe e zonave të çliruara me epideminë e koronavirusit

Analizë nga Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1394902
Lufta e Idlibit dhe e zonave të çliruara me epideminë e koronavirusit

Analiza e javës - Lufta e Idlibit dhe e zonave të çliruara me koronavirusin

Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet në botë me gjithë shpejtësi, shkatërrimi që mund të shkaktojë ky virus në Siri, i cili është dëmtuar nga lufta civile për shumë vite, është një shqetësim serioz. Së bashku me rajonet e kontrolluara nga regjimi i Esadit dhe organizata terroriste PKK, kërcënimi i koronavirusit duhet të merret seriozisht edhe në Idlib dhe rajonet të tjera të çliruara. Sado që Turqia përpiqet që me gjitha mundësitë të mbështesë rajonin e Idlibit dhe ato të çliruara nga terrori në luftën kundër këtij virusi edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe shoqëria ndërkombëtare duhet të ndihmojnë rajonet opozitare ku jetojnë mbi 5 milionë njerëz.             

Mbi 5 milionë civilë po përpiqen të mbijetojnë në Idlib dhe në zonat e çliruara nga terrori që shtrihen nga Afrini deri në Rasulayn, të cilat kontrollohen drejtpërdrejtë nga Turqia. Këto rajone, që herë pas here i nënshtrohen sulmeve të regjimit dhe organizatës terroriste PKK, tani po përballen me sfidën e koronavirusit. Edhe pse Turqia arriti të rindërtojë deri në një masë sistemin e shkatërruar të shëndetësisë në zonat opozitare jashtë Idlibit, duket se këtu ende po jetohen vështirësi serioze për shkak të luftës dhe dendësisë së popullatës. Ndërkaq në Idlib, situata është shumë më e keqe. Më shumë se tre milionë njerëz jetojnë në këtë rajon. Ky rajon ka qenë në shënjestër të regjimit, Rusisë dhe Iranit që prej gushtit 2019. Për shkak të operacioneve ushtarake të kryera në këtë rajon janë zhvendosur të paktën 1,5 milionë njerëz, prej të cilëve një milion u vendosën në kampet në vijën kufitare Turqi-Siri dhe përpiqen të mbijetojnë në kushte shumë të vështira. Ndërkaq 300 mijë banorë nga Idlibi jetojnë si refugjatë në rajonet e tjera të çliruara. Gjatë operacioneve në fjalë infrastruktura shëndetësore në rajon, kryesisht spitalet dhe poliklinikat, u vunë në shënjestër të regjimit dhe mbështetësve të tij. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të paktën gjysma e 300 njësive shëndetësore në rajon janë shkatërruar në këto sulme.

Për sa i përket dendësisë së popullsisë dhe kampeve të refugjatëve dhe faktit që infrastruktura shëndetësore është shkatërruar në masë të madhe si dhe pamundësia e zbatimit të rregullit të distancës sociale e bëjnë Idlibin shumë të ndjeshëm ndaj epidemisë së koronavirusit. Në këtë kontekst, bashkësia ndërkombëtare duhet të ndihmojë Idlibin dhe rajone të tjera të kontrolluara nga opozitarët me të gjitha mjetet e saj. Përndryshe, qindra mijëra njerëz mund të vdesin nga kjo epidemi.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme