Lufta e naftës

Analizë nga Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1378318
Lufta e naftës

Lufta e naftës

Strukturimi “Ad Hoc” i krijuar nga Rusia dhe anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) të quajtur OPEC Plus është përpjekur të sigurojë që çmimet e naftës të mbeten në një nivel të caktuar duke rregulluar bilancin e ofertës-kërkesës për një kohë të gjatë. Sidomos u vërejt se anëtarët e OPEC Plus gradualisht humbën aksionet e tregut dhe stabilitetin e çmimeve, pasi prodhuesit amerikanë të naftës shkëmbore rritën prodhimin, por disi ata arritën ta vazhdojnë këtë bashkëpunim. Sidoqoftë, kur vala e re e formuar nga koronavirusi i ri filloi të godiste të gjitha vendet, tregu i naftës pësoi një tronditje dhe kur ekonomia globale u trondit dhe shkaktoi një proces të ri recesioni, vendet e OPEC Plus hynë në një mundje krahu të kryesuar nga Arabia Saudite dhe Rusia.

Koronavirusi, i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës dhe u përhap në të gjithë botën, krahas kërcënimit për shëndetin global tronditi edhe ekonominë botërore. Pas virusit, i cili preku shumë ekonomi të zhvilluara, prodhimi ra me shpejtësi, veçanërisht në Kinë dhe njerëzit nën karantinë filluan të shkurtojnë shpenzimet e konsumit me shpejtësi. Në këtë rast, natyrisht filloi të ulet shpejt konsumin i të gjitha mallrave, veçanërisht i naftës. Në vlerësimet e bëra nga FMN dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare dhe bankat, ka shumë të ngjarë që të ndodhë një recesion global. Në këtë kontekst, parashikohet që kërkesa për naftë të ulet ndjeshëm gjatë gjithë vitit 2020. Pritshmëria e Agjencisë Botërore të Energjisë është që kërkesa për naftë të ulet të paktën 3-4 milion fuçi në ditë. Ndërsa pritet një rënie serioze e kërkesës në tregun e naftës, prodhimi i naftës shkëmbore në ShBA vazhdon të rritet për një kohë të gjatë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të prodhojnë afro 12-13 milion fuçi naftë në ditë. Teknologjitë që lidhen me zhvillimin e naftës dhe gazit shkëmbor zvogëlojnë kostot e prodhimit dita ditës. Këto efekte anësore të kërkesës dhe ofertës bënë që prodhuesit tradicionalë, veçanërisht Arabia Saudite dhe Rusia të përballen me një sfidë të madhe.

Arabia Saudite kërkoi që marrëveshja e OPEC Plus të vazhdojë dhe madje të shkurtohet prodhimi me një shtrëngim shtesë prej 1,5 milion fuçi, ndërsa Rusia nuk dëshiroi të hynë në një marrëveshje të re, duke parë që ulja e furnizimit është në dobi të rivalëve të saj si ShBA dhe se është duke e humbur pjesën e saj të tregut. Pasi samiti i OPEC-ut i organizuar në Vjenë përfundoi pa sukses, Arabia Saudite dhe Rusia njoftuan se do të ndjekin një lëvizje drejt rritjes së aksioneve të tyre të tregut. Kjo bëri që çmimi i naftës të ulet për rreth 30 për qind. Ekspertët thonë se çmimet e naftës mund të ulen deri në 20 dollarë për fuçi. Mund të themi se vendet prodhuese të naftës me këtë çmim do të hyjnë në një krizë të madhe ekonomike.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme